Ngjarjet më të rëndësishme të ditës
09:30
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, do të marrë pjesë në shpërndarjen e lopëve për përfituesit nga thirrja e hapur nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. (Tregu i Kafshëve, Rruga e Tranzitit, Arbanë)
10:00
Ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ali Sadriu, raporton në Komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë. (Salla e Kuvendit N302)
10:00
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) organizon ceremoni solemne me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore. (Ndërtesa e Qeverisë 11)
11:00 – 11:45
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, viziton Shërbimin Korrektues të Kosovës. Nga ora 11:00 takon drejtorin Nehat Thaçi; nga ora 11:20 vizitë në pavijone; ndërsa në 11:45 deklaratë për medie. (Qendra Korrektuese në Lipjan).
11:00
Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve mban mbledhje. (Salla e Kuvendit N303)
11:00
Aksioni për Nëna dhe Fëmijë (AMC) organizon ceremoninë e dorëzimit të pajisjeve mjekësore dhe mjeteve mbrojtëse kundër COVID-19, për Klinikën Infektive në QKUK, pajisje këto të siguruara nga bashkepunimi i AMC dhe LDS Charities. (Klinika Infektive në QKUK)
11:30
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) mban konferencë për medie. (Kuvendi i Kosovës, hyrja nga sheshi)
12:30
Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) do të pranojë 215 tableta nga OSBE-ja. Në ceremoni marrin pjesë ministri Ramë Likaj dhe ambasadori i OSBE-së, Jan Braathu. (Ambientet e MASh, Prishtinë)
13:00
Ish-kryesues i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit Petrit Gashi raporton në Komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë. (Kuvendi i Kosovës, Salla N302)
13:30
Partia Socialdemokrate do të mbajë një aktivitet. (Sheshi “Skënderbeu”, para Teatrit Kombëtar, Prishtinë)