×
  • Opinione
  • Opinione

    Çka bëjnë gjithë ata këshilltarë qeveritarë

    Milazim Krasniqi
    12 Shtator 2023

    Shkruan Milazim Krasniqi:

    Qeveritarët tanë lënë përshtypjen se nuk kanë haber mbi taktikat që ka përdorë Serbia kundër Kosovës para pushtimit të saj në vitin 1912 e të cilat po i përdorë me sukses edhe sot. Prandaj edhe bien në kurthet serbe, siç ka ra sidomos qeveria Kurti. E vërteta është se ka një përsëritshmëri të këtyre taktikave serbe, që nga fillimi i shekullit XX e deri sot, natyrisht me rënie e ngritje. Shikojini taktikat që ka përdorë Serbia në fillim të shekullit XX dhe të cilat saktësisht i përdorë edhe sot! (Çka tregon kjo përsëritshmëri? Kjo tregon se Serbia nuk ka hequr dorë nga strategjia për ripushtimin e Kosovës.)

    1.Financimi i serbëve brenda Kosovës.

    2.Krijimi i bandave, grupeve të armatosura.

    3.Forcimi i ushtrisë në kufi. Bashkëpunimi i fshehtë me grupet e armatosura.

    4.Provokimet ndaj shqiptarëve, në mënyrë që reagimet e tyre të prezentohen në botë si zullum i shqiptarëve ndaj civilëve të pafajshëm serbë.

    5.Përhapja e thashethemeve në funksion të destabilizimit të gjendjes.

    6.Kremtimi i Vidovdanit (që nga viti 1904) me mesazhe për shenjtërinë e tokës së Kosovës.

    7.Propagimi se Serbia do ta ruante paqen në Ballkan. (Ndërsa përgatitej për luftë.)

    8.Mbajtja e Kosovës në tension të vazhdueshëm.

    Nga sa u prezentua si faktografi e thatë, (burimin akademik nuk po e tregoj qëllimisht) më mbetet e paqartë se çka bëjnë ata 38 këshilltarë të Albin Kurtit dhe qindra këshilltarë të tjerë në qeveri, kur nuk arrijnë as t’i detektojnë taktikat serbe. Aq më pak e kuptoj çka bëjnë ata këshilltarët e Besnik Bislimit, demek ekspertë të mëdhenj, ndërsa Besnik Bislimi tashmë është bërë simbol i fundosjes politike në dialogun me Serbinë. Bile arsyeja e këtij teksti është t’u tërheqë vëmendjen në këto taktika, para takimit të 14 shtatorit, thjesht për shkak të interesit tonë shtetëror, i cili nga injoranca e qeveritarëve tanë tashmë është rrezikuar seriozisht. Pra që të kthjellohen, të koncentrohen e t’i denoncojnë si taktika dhe synime imperiale serbomëdha. Këto shkojnë përtej kornizës së dialogut. Inskenimet në terren janë vetëm pretekste për të zbatuar strategjinë e ripushtimit të Kosovës, si në kohën e qeverisjes së mbrapshtë xhonturke. (11 shtator 2023)

    Nga Rubrika
    Opinione22 Nëntor 2024
    GJNP ka nxjerrë urdhër-arreste kundër kryeministrit të Izraelit Netanjahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes Gallant. Çfarë do të thotë kjo dhe çfarë pasojash...
    Opinione21 Nëntor 2024
    Nga Hisen Berisha: Kështu veprojnë tradhtarët e të shiturit tek armiqtë e vendit. Në një shtet të konsoliduar me sistem juridik të...
    Opinione20 Nëntor 2024
    Shkruan: Bekim Çollaku Fitorja e presidentit Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka ndezur një debat...
    Të tjera
    Vip24 Nëntor 2024
    Anisa dhe Xheneta e kanë vazhduar akoma më shumë debatin. “Për flokët ti je shkuar te frizeri im, flokët, krejt si unë”,...
    Lajme24 Nëntor 2024
    Analisti politik, Arton Demhasaj, për FrontOnline, thotë se personat që akuzohen për korrupsion në aspektin moral e politik nuk do të duhej...
    Vip24 Nëntor 2024
    Gjersa Xheneta dhe Edi ishin duke diskutuar, nga afër i dëgjonte Gjesti. Xheneta ishte duke biseduar me Edin, në raport me Anisën....
    Vip24 Nëntor 2024
    Banori i shtëpisë më të madhe në vend, Driloni ka bërë një deklaratë të bujshme. Teksa bisedonte me Edin, ai i tha...
    Vip24 Nëntor 2024
    Konkurrenti i shtëpisë më të madhe në vend, Xheneta dhe Arioni kanë vazhduar debatin me tyre. E në një moment ata e...
    Vip24 Nëntor 2024
    Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 3, Arioni dhe Xheneta kanë debatuar me tone të larta. Teksa edhe zëri u ngritke, Xheneta...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.