×
  • Lajme
  • Lajme

    Çitaku për mundësinë e një koalicioni me Vetëvendosjen: Hendeku mes dy partive është shumë i thellë

    FrontOnline
    17 Tetor 2024
    Vlora Çitaku, nga Partia Demokratike e Kosovës ka komentuar mundësinë e një koalicioni me Vetëvendosjen (VV), duke theksuar se hendeku mes dy partive është shumë i thellë.

    Ajo ka theksuar se PDK-ja vazhdimisht ka kërkuar zgjedhje të parakohshme që nga korriku i vitit të kaluar, duke u angazhuar për mbështetje nga partitë e tjera, përfshirë Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

    “Hendeku mes VV-së dhe PDK-së është shumë i thellë edhe unë s’kam nevojë me elaburu, ka një hendek të madhe mes VV-së dhe PDK-së. Që nga korriku i vitit të kaluar në mënyrë të vazhdueshme kemi kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Para se Krasniqi të takohej me Kurtin, ka pasur takime me Abdixhikun me Haradinajn, ku ne kemi kërkuar mbështetjen e tyre për këtë proces. Më pas ka ardhur takimi i Kurtit me Krasniqin”, ka theksuar Çitaku.

    Ajo përjashtoi çdo spekulim mbi marrëveshje të fshehta ndërmjet PDK-së dhe VV-së, duke e quajtur takimin mes kryeministrit Kurtit dhe Krasniqit si një veprim normal dhe pa dyshime.

    Çitaku ka sqaruar se PDK-ja do të preferonte të krijonte një koalicion me opozitën aktuale dhe se nuk është e interesuar për pushtet me çdo kusht.

    “Nuk asnjë lloj konspiracioni, asnjë lloj marrëveshje të fshehtë, asnjë lloj dakordimi për asnjë gjë tjetër. Edhe në një end normal nuk duhet me u pa me aq shumë dyshimi takimi mes Kurtit dhe kryetarit Krasniqi…Ne do të preferonim një koalicion me opozitën aktuale. Dhe nuk e kemi pushtetin me çdo kusht”, ka deklaruar ajo/Rtv Dukagjini/.

    KEDS njofton për ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Lajme17 Tetor 2024
    Xhavit Haliti, deputet nga Partia Demokratike e Kosovës  ka shprehur shqetësimin për vendimin e Kryeministrit Albin Kurti për heqjen e vizave për...
    Lajme17 Tetor 2024
    Policia ka dhënë detaje lidhur me kontrollin me komunën paralele të Skenderajt që vepronte në Mitrovicë të Veriut. Në raport bëhet e...
    Lajme17 Tetor 2024
    Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli i ka kërkuar zëdhënësit të Qeverisë, Përparim Kryeziu që ta pyes kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa...
    Të tjera
    Lajme17 Tetor 2024
    Zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi njoftoi se, përkundër refuzimit të Republika Srpska për ratifikimin e marrëveshjes së mobilitetit, Kosova është e para në rajon...
    Lajme17 Tetor 2024
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se qeveria është dashur të bëjë indeksimin e pagave dhe të pensioneve. Madje, ajo tha...
    Lajme17 Tetor 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas lajmit për vdekjen e Tina Kaidanow-it, ambasadores së parë të...
    Lajme17 Tetor 2024
    Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për lëvizjen e  lirë për qytetarët e Bosnje e Hercegovinës, vendim ky i cili pritet të...
    Lajme17 Tetor 2024
    Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), me rastin e 25-vjetorit të themelimit sot mban ditën e dytë të...
    Lajme17 Tetor 2024
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat gjatë pasditës dhe mbrëmjes pritet të shtohen, duke sjellur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.