×
  • Lajme
  • Lajme

    Çitaku e uron Vjosa Osmanin: Momenti i fundit që të eliminojmë polarizimet e rrezikshme

    FrontOnline
    04 Prill 2021

    Vjosa Osmani është zgjedhur presidente e Kosovës, pasi mori 71 vota nga deputetët në raundin e tretë të votimit në Kuvend. Osmanin e ka uruar edhe ish’bashkëpunëtorja e ngushtë e ish’presidentit dhe ish’kryeministrit Hashim Thaçi, Vlora Çitaku.

    Në urimin e saj, Çitaku ka përmendur faktin se Kosova për herë të dytë po zgjedh për presidente një grua.

    “Kuvendi i Republikës së Kosovës zgjodhi zonjën Vjosa Osmani Sadriu Presidente të Republikës. Si qytetare e Kosovës, i uroj Presidentes së posazgjedhur Znj. Vjosa Osmani sukses dhe mbarësi! Si demokraci e re, fakti që për herë të dytë brenda 13 vitesh zgjedhim një grua në krye të shtetit duhet parë si shenjë emancipimi”, ka shkruar Çitaku.

    Por, ajo është përkujdesur që të bëjë thirrje, që tani është momenti të eleminohen polarizimet dhe urrejtja politike që ekziston në vend.

    “E tash, Kosova ka para vetes shumë sfida të cilat kërkojnë koncensus, bashkërendim dhe maturi. Është momenti i fundit që të eliminojmë polarizimet e rrezikshme dhe urrejtjen patologjike e cila tash e shumë vite dominon në skenën tonë politike! Ju priftë e mbara!”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

    Ndërsa në fund të urimit të saj, me gjasë duke u frikuar se ky urim mund t’i nënkuptohet si përafrim me partitë në pushtet, Çitaku ka theksuar se nuk është duke aderuar askund.
    “P.S. portale të dashura, nuk po i vardisem askujt as nuk po aderoj askund”, ka thënë ajo.

    Prince Caffe pjesëmarrës në panairin DUBAI EXPO 2021
    Nga Rubrika
    Lajme12 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, janë mirëseardhur në Mynih të Gjermanisë, me pritje...
    Lajme12 Tetor 2024
    Deputetët e Komisionit për Integrime, Blerta Deliu-Kodra, Agon Batusha dhe Fjolla Ujkani, kanë marrë pjesë në takime me përfaqësues e zyrtarë të...
    Lajme12 Tetor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati e ka quajtur propagandë ‘zhurmën’ e opozitës se nuk ka pasur rritje të pagave në Qeverinë Kurti....
    Të tjera
    Lajme12 Tetor 2024
    Berat Rukiqi, zyrtar i lartë i LDK-së, ka komentuar problemet me furinizim me ushqim të ushtarëve të FSK-së. Në një shkrim në...
    Lajme12 Tetor 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Anton Quni, ka thënë se çështja me shujtat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, është dështim...
    Lajme12 Tetor 2024
    Ish-kryenegociatori për dialogun Kosovë-Serbi, Avni Arifi vlerëson se deklarimet e kryeministrit Kurti për mos përfshirjen në dialog deri në dorëzimin e Radojiçiqit...
    Lajme12 Tetor 2024
    Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë seancë të jashtëzakonshme sërish të hënën, për të diskutuar lidhur me telashet për ushqimin e Forcës...
    Sport12 Tetor 2024
    Federata Shqiptare e Futbollit ka dënuar aktet e turpshme që ndodhën gjatë ndeshjes së Shqipërisë kundër Çekisë. “Koret raciste dhe përdhosja e...
    Bota/Rajoni12 Tetor 2024
    Qeveria amerikane njoftoi sanksione të reja ndaj Iranit në përgjigje të sulmit të Teheranit ndaj Izraelit më 1 tetor. Sekretari amerikan i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.