×
  • Lajme
  • Lajme

    Cilësia e ujit/ IKSHPK del me një njoftim për qytetarët

    FrontOnline
    08 Janar 2021

    IKSHPK-ja përmes një komunikate për media kanë bërë të ditur se Qendra e Ujit në këtë institucion e ka sforcuar monitorimin e cilësisë së ujit për pije gjatë tërë kësaj periudhe.

    Në këtë njoftim për media thuhet se bazuar në rezultatet nga matjet e kryera deri më tani vërehen vlera të shtuara të turbullirës e cila ndikon në procesin e ngadalësimit të trajtimit të ujit dhe rrjedhimisht zvoglimin e kapacitetit prodhues (zvoglim i sasisë së ujit të përpunuar).

    IKSHPK ka pasur një lutje për qytetarët.

    “Andaj luten qytetarët të kenë kujdes në shfrytëzimin racional të ujit të pijshëm dhe kursimin e Tij”, thuhet në komunikatë.

    Ky institucion ka pasur disa rekomandime për KRU “Prishtina” që të menaxhohet situata.

    “Vlerat e turbullirës i tejkalojnë vlerat e lejuara sipas Udhëzimit Administrativ Nr.16/2012 për Cilësinë e ujit për konsum nga njeriu, prandaj kërkojmë nga KRU “Prishtina” urgjentisht të ndërmerren të gjitha masat teknike për menaxhimin e situatës së krijuar”

    Rekomandohet:

    1. Sforcimi i të gjitha fazave të trajtimit të ujit për pije;

    2. Të matet rregullisht Ph në pjesën hyrëse dhe dalëse të filtrave;

    3. Të bëhet pastrimi i filtrave dhe të kontollohen vlerat e parametrave përcjellës;

    4. Të regjistrohen të gjitha rezultatet dhe masat e ndërmarra;

    5. KRU duhet menjëherë të fillojë planifikimin e zgjidhjeve dhe gjetjes së alternativave për

    furnizim të rregullt të qytetarëve me ujë të pijshëm.

    IKSHPK konsideron që zbatimi i këtyre masave është i domosdoshem për tejkalimin e problemit aktual të cilësisë së ujit për pije dhe rrjedhimisht për mbrojtjen e shëndetit të popullatës.

    IKSHPK do të vazhdoj mbikëqyrjen e afërt të gjendjes dhe koordinimin e veprimeve me KRU dhe institucionet tjera relevante në tërë vendin./FrontOnline/

    1 abonim, 3 paisje, 240 kanale shqip – NimiTV në gjithë Evropën për vetëm 99.90€ për 12 muaj
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Hoxha i njohur Ahmed Kalaj e ka mallkuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin pas deklaratës së tij se do të merret personalisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Që të bëhen votat për votimin e Kodit Civil duhet edhe pak kohë. Kështu shprehet Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Shtetet e Bashkuara do t’i ofrojnë Ukrainës raketa “Patriot” shtesë për sistemet e saj të mbrojtjes ajrore, si pjesë e një pakete...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Përdorimi i rrjeteve kompjuterike nga një masë e madhe, në Shqipëri ka bërë që të rriten edhe rastet kur po abuzohet me...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Videoja e një vajze të vogël që imiton ulërimën e luanit është bërë virale në rrjete sociale. Riley Kay Scott ka impresionuar...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjatë vizitës në Gjermani. Ai ka paralajmëruar se do...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje partnerëve perëndimorë që t’i japin shtetit të tij sisteme shtesë të mbrojtjes, me qëllim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.