×
  • Lajme
  • Lajme

    Cila është e vërteta e tenderëve për bukën e ushtarëve të Kosovës?, Ministri Maqedonci tregon detaje

    FrontOnline
    14 Tetor 2024

    Gjatë ditës opozita ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme për çështjen e ushqimit të pjesëtarëve të FKS-së.

    Ejup Maqedonci, ministër i Mbrojtjes, ka thënë se pjesëtarët e FSK-së shërbehen me tri shujta brenda ditës. E për problemin me kontraktime, ai tha se është problem që nga viti 2009.

    Maqedonci i ftuar në “Pressing” të T7, ka thënë se pas vitit 2015 bëhet akoma me problematike, por jo gjithmonë për fajin e Ministrisë së Mbrojtjes.

    Kjo pasi me Ligjin e Prokurimit Publik, operatorët e kanë afatin e ankesave e kjo më pas kërkon kohë deri te zyrtarizimi.

    Ai ka shtuar se shpesh janë bërë kontrata emergjente, duke shtuar se dikush duhej ta ndërpriste këtë.

    Në këtë mënyrë, ai tha se ushqimi duhet të përgatitet brenda e të ketë cilësi më të mirë, njëkohësisht kosto më të ulët.

    “Prej vitit 2009 ka pasur probleme me kontrata rreth ushqimit, veçanërisht prej vitit 2015 deri në 2024. Kemi pasur probleme të vazhdueshme me çështjen e kontraktimit. Jo gjithmonë për fajin e Ministrinë e Mbrojtjes, shpesh edhe për fajin e procedurave të përcaktuara me Ligjin e Prokurimit Publik”.

    “Ne gjatë gjithë majave të verës kemi bërë analiza se cila do të jetë mënyra më e mirë për furnizimin e FKS-së me ushqim, pa pasur pengesa në aspekti operacional”.

    “Një ditë do të duhej që dikush ta ndërprente këtë fenomen, dhe kam vlerësuar që është koha që ushqimi në FSK të shërbehet në mënyrë të rregullt, me cilësi më të mirë, por edhe me kosto më të ulët. Pra, të kemi qëndrueshmëri për një kohë më të gjatë”, ka deklaruar ai.

     

    NË One Stop Shop të Petrol Company, ZBRITJE QË T’I MERRË MENDTË!
    Nga Rubrika
    Lajme14 Tetor 2024
    Policia e Kosovës njoton se sot rreth orës 18:20, tek pala serbe në stacionin policor kufitar në Merdar është vërejtur një veturë...
    Lajme14 Tetor 2024
    Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj është shprehur se skema e korrupsionit të strukturuar sa shkon e zgjerohet. Tutje, ai thotë se si...
    Lajme14 Tetor 2024
    Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e një anshme të vizave për lëvizje të lirë...
    Të tjera
    Sport14 Tetor 2024
    Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, foli pas fitores së Shqipërisë ndaj Gjeorgjisë. Duka u shfaq shumë i lumtur për...
    Lajme14 Tetor 2024
    Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit duke marrë shkas nga rastet e fundit të vetëlëndimit të vajzave të mitura si pasojë...
    Lajme14 Tetor 2024
    Kryetari  i LDK-së, Lumir Abdixhiku mbajti sonte, takim punë me strukturat e degës së partisë në Podujevë. Përmes një shkrimi në Facebook,...
    Lajme14 Tetor 2024
    Policia e Kosovës, konkretisht ILECU-FAST KOSOVA, në vazhdën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar ka arritur të arrestoj një person me urdhër arrest ndërkombëtarë....
    Lajme14 Tetor 2024
    Sot, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, priti në takim Ndihmëssekretaren e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, njëkohësisht Drejtoresha Rajonale e UNDP-së për Evropën, Ivana...
    Sport14 Tetor 2024
    Shqipëria ka fituar si mysafir i Gjeorgjisë  me rezultat 1-0 në kuadër të Ligës së Kombeve, ku kuqezinjtë shënuan golin e vetëm...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.