×
  • Vip
  • Vip

    Çifti i njohur ndahet pas 20 vjetësh, aktorja konfirmon lajmin

    FrontOnline
    13 Prill 2024

    Elizabeth Gutiérrez është ndarë përfundimisht me William Levy, dhe këtë herë, nuk ka kthim prapa. Aktorja 45-vjeçare meksikane dhe aktori 43-vjeçar kuban kanë qenë nën vëzhgimin e medas që nga fillimi i vitit, me aludimet që po qarkullonin rreth marrëdhënies së tyre.

    Mesa duhet aludimet kanë qenë të vërteta dhe ata kanë vednsur që jetën ta vazhdojnë në rrugë të ndara. Duke treguar forcën dhe guximin e saj, ‘Ely’ na ka dhënë një intervistë ku flet hapur për herë të parë për babanë e fëmijëve të saj, Kailey (14) dhe Christopher (18), me të cilët është ndarë për dy muajt e fundit.

    Gjatë gjithë 20 viteve të tyre së bashku, Elizabeth rrëfen se ajo e ka derdhur zemrën dhe shpirtin e saj për ta dashuruar aktorin e Karaibeve, edhe pse marrëdhënia e saj me Levy-n përballej me sfida të vazhdueshme: thashethemet për tradhti, paparacët që i përndjeknin pa pushim, heqja dorë nga karriera e saj për të rritur fëmijët e tyre.

    Nga fundi i vitit të kaluar, dukej sikur gjërat po shkonin mirë në marrëdhënien e tyre. Ata të dy dolën në rrjetet sociale gjatë një udhëtimi familjar në Spanjë për të deklaruar dashurinë e tyre me zë të lartë dhe krenar. Por duket se ajo lëvizje nuk ishte asgjë tjetër veçse një përpjekje të fundit për të rindezur flakën e dashurisë.

    Ndërsa nuk është penduar, Elizabeth e deklaroi këtë si ndarjen e saj përfundimtare nga William në këtë intervistë ekskluzive të sinqertë dhe emocionale për HOLA!, në të cilën ajo shprehu disa nga arsyet që e shtynë të mbyllte këtë kapitull me yllin e njohur të telenovelës.

    “Aktualisht nuk jemi bashkë. Nga ana ime, nuk ka qenë kurrë për mungesë dashurie, thjesht mendoj se nuk jam e njëjta vajzë që isha 20 vjet më parë që ai takoi. Ajo që duam në këtë moment është ndryshe. Do ta dua gjithmonë, do t’i uroj gjithmonë më të mirat dhe siç e kam thënë gjithmonë, duke qenë me mua apo jo, dua ta shoh të lumtur”, ka theksuar Elizabeth Gutiérrez./Bordo.al

    Pas 20 vitesh; Elizabeth Gutiérrez konfirmon ndarjen nga William Levy!

    Pas 20 vitesh; Elizabeth Gutiérrez konfirmon ndarjen nga William Levy!

    Me rastin e Black Friday, 28 Nëntorit dhe 32 vjetorin e kompanisë, Petrol Company me çmime marramendëse në derivate dhe…
    Nga Rubrika
    Vip01 Maj 2024
    Mbrëmë Romeo dhe Heidi kanë shkuar në nominim. Për këtë gjendjen nuk janë në dijeni banorët e tjerë. Kjo e ka mërzitur...
    Vip01 Maj 2024
    Teksa Meritoni dhe Ilnisa krijuan një lidhje brenda shtëpisë së ‘BBV3’, u duk sikur familjarët e tyre jashtë nuk ishin dakort për...
    Vip01 Maj 2024
    Heidi Baci është një nga banoret më të spikatura të “BBV3” si për lojën e saj ashtu edhe për lidhjen me Romeo...
    Të tjera
    Lajme01 Maj 2024
    Gjatë ditës së djeshme është mbajtur një seancë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Aty për disa orë u diskutua për situatën...
    Lajme01 Maj 2024
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka mbaruar dëshminë dëshmitari i 60-të në rastin e ish-krerëve të UCK-së. Dëshmia...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Një ekspozitë e pajisjeve ushtarake perëndimore të marra nga forcat e Kievit gjatë luftimeve në Ukrainë u hap më 1 maj në...
    Sport01 Maj 2024
    Bruno Fernandes nuk e di nëse do të qëndrojë në Manchester United në sezonin e ardhshëm. Futbollisti portugez thotë se për momentin...
    Lajme01 Maj 2024
    1 Maji - Dita Ndërkombëtare e Punës, punëtorët kosovarë i gjen me shkelje të të drejtave. Për kushte më të mira dhe...
    Lajme01 Maj 2024
    Raportuesja për pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës, Dora Bakoyannis ka deklaruar se asnjë kandidati sikurse Kosovës nuk i është kërkuar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.