Sienna Miller dhe i dashuri i saj Lucas Zwirner thuhet se kanë ndarë rrugët pas një viti lidhje.
Aktorja 38-vjeçare dhe 29-vjeçari u përfolën për fejesë, megjithëse asgjë nuk u konfirmua asnjëherë.
Page Six raporton se Sienna ishte ajo që i shkëputi raportet me Lucas , por nuk është bërë i ditur shkaku i ndarjes.
Sienna dhe Lucas u panë së pari së bashku në fillim të vitit 2019 dhe ata u panë së bashku shumë herë, duke përfshirë një pushim argëtues plazhi në Francë verën e kaluar.
Thashethemet e fejesës nisën në fillim të këtij viti kur ajo u pa duke mbajtur një unazë në atë gisht dhe ajo u pa të vishte unazën deri në korrik.
Sienna më parë ka qenë e fejuar me Jude Law dhe Tom Sturridge , me të cilin ka një vajzë.