×
  • Sport
  • Sport

    Chelsea planifikon shitjen e katër yjeve në janar – Mudryk ka një ofertë nga gjiganti francez

    FrontOnline
    29 Shtator 2024

    Një klub befasues ka shprehur interesim për transferimin e Mykhailo Mudryk pasi Chelsea po planifikon që të shesë disa lojtarë gjatë afatit kalimtar të janarit.

    Disa lojtarë të ndryshëm u transferuan tek klubi londinez gjatë afatit kalimtar ku vlen të theksohen afrimet e Jadon Sancho, Joao Felix dhe Pedro Neto në mesin e të tjerëve.

    Klubi gjithashtu ka larguar një numër lojtarësh duke përfshirë Romelu Lukakun, Hakim Ziyech dhe Kepa Arrizabalaga.

    Sipas raportimit nga TEAMtalk, Chelsea dëshiron ta ‘heq qafe’ Mudrykun, ndërsa sipas raportimit Marseille ka shprehur interesim për transferimin e tij.

    Gjiganti francez thuhet se po e kërkon transferimin e 23-vjeçarit pasi trajneri i tyre Roberto De Zerbi është një fans i madh i lojës së tij dhe beson që mund ta rikthejë versionin e tij më të mirë në Francë.

    Bayern Munich gjithashtu ka shprehur interesim për yllin e Shakhtar Donetsk por që ky interesim është zbehur pas largimit të Thomas Tuchel.

    Një lëvizje në formë huazimi duket të jetë opsioni më i mundshëm për Mudryk gjatë janarit pasi klubet po hezitojnë që ta paguajnë kartonin e tij të plotë./Telegrafi/

    Petrol Company hap komunitet në Viber për klientët e saj
    Nga Rubrika
    Sport29 Shtator 2024
    Sot, duke filluar nga ora 15:00, zhvillohet derbi i javës në Superligën e Kosovës në futboll. Gjilani dhe Prishtina do të përballen...
    Sport29 Shtator 2024
    Lionel Messi ka qenë vendimtar për skuadrën e tij Inter Miami. Ai shënuar gol në barazimin 1-1 ndaj Charlotte. Ylli argjentinas shënoi...
    Sport29 Shtator 2024
    FIFA ka konfirmuar 12 stadiumet që do të organizojnë Kupën e Botës për Klube në vitin 2025. Shtëpia më e madhe e...
    Të tjera
    Lajme29 Shtator 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Nju Jork, takoi studentë nga Kosova, Shqipëria e mërgata, të cilët aktualisht studiojnë në disa nga...
    Bota/Rajoni29 Shtator 2024
    Policia kufitare e Ulqinit ka gjetur dhe sekuestruar rreth 66 kilogramë substancë narkotike, e dyshuar si e llojit mariuhanë, kurse dy të dyshuar...
    Lajme29 Shtator 2024
    Deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj, ka thënë se “hajnat dhe hajnia gjithmonë provohen të fshehen prapa termave nacionaliste”. Ai i ka reaguar...
    Lajme29 Shtator 2024
    Një veturë është djegur mëngjesin e sotëm në autostradën Ibrahim Rugova. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha. “Me date...
    Lajme29 Shtator 2024
    Masat ndëshkuese ndaj Kosovës duhet të hiqen, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, shpreh brengën, siç thotë të vazhdimit të masave për shkak...
    Lajme29 Shtator 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka shprehur shqetësimin e tij se pse “asnjë zyrtar opozitar” s’e ka vizituar Banjskën. Bajqinovci, me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.