Pas barazimit me Leeds United dhe humbjes nga West Brom, Chelsea është rikthyer te fitorja në Premier Ligë.
Në kuadër të javës së 31-të, skuadra londineze ka shënuar fitore në udhëtim te Crystal Palace.
Ndeshja e zhvilluar sonte në “Selhust Park” ka përfunduar me rezultatin 1-4.
Kai Havertz, Christian Pulisic (dy gola) dhe Kurt Zouma shënuan golat e fitores për “Blutë”, kurse Christian Benteke shënoi golin e vetëm për vendasit.
Pas kësaj fitore, Chelsea tani ka 54 pikë dhe renditet në pozitën e katërt, kurse Crystal Palace mbetet me 38 pikë në pozitën e 13-të.