×
  • Lajme
  • Lajme

    Çfarë po ndodh me ushqimin për ushtarët?

    FrontOnline
    18 Tetor 2024

    Fotografitë e shujtave të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të publikuara në media lokale e në rrjete sociale, nxitën debat në sferën publike dhe politike kosovare për “menynë e varfër” të ushtarëve.

    Opozita akuzoi pushtetin se e ka lënë pa bukë FSK-në, partia qeverisëse – Lëvizja Vetëvendosje – e cilësoi çështjen si propagandë, teksa presidentja e Kosovës kërkoi raport për situatën e krijuar me ushqimin e ushtarëve.

    Ministria e Mbrojtjes ngulmoi se ushtarët nuk kanë mbetur pa shujta asnjë ditë të vetme, ndonëse pranoi se përballet me problem të kamotshëm për furnizimin e FSK-së me ushqim.

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, deklaroi se që nga viti 2015 e deri këtë vit, institucioni që udhëheq, ka lidhur dhjetë herë radhazi kontrata emergjente për çështjen e ushqimit, të cilat kanë qenë disamujore dhe janë parë si të dyshimta nga opozita.

    Kontrata e fundit me furnizues ka skaduar më 30 shtator dhe një tender i ri është anuluar nga Ministria e Mbrojtjes më 11 tetor, për shkak të mosmarrëveshjeve në mes të kompanive të shpallura fituese, sipas zëvendësministrit të Mbrojtjes, Shemsi Syla.

    Për dallim prej ushqimit në këtë foto, në disa fotografi në rrjete sociale janë publikuar ushqime të konservuara, si shujtë kryesore për ushtarët. Radio Evropa e Lirë nuk e ka verifikuar autenticitetin e tyre.

    Vetëqëndrueshmëria ushqimore

    Ai tha për Radion Evropa e Lirëse është vendosur që tani “të kalohet në vetëqëndrueshmëri ushqimore”.

    Pse?

    Sipas tij, “vazhdimisht ka pasur ankesa, si dhe pakënaqësi, qoftë për shkak të procedurave të zgjatura tenderuese apo çështjeve tjera që kanë vënë në pikëpyetje furnizimin me ushqim”.

    Syla pohoi se Ministria tani ka hapur konkurs “për të rekrutuar staf profesional për përgatitjen dhe shërbimin e ushqimit”.

    Në konkurs thuhet se Ministria po kërkon 25 kuzhinierë, 23 ndihmëskuzhinierë dhe 42 shpërndarës të ushqimit për ushtarët, për ç’gjë aktualisht po kujdesen kuzhinierët e Qendrës së Studentëve dhe të Shërbimit Korrektues.

    Fotografi tjetër e vitit 2021, teksa ushtarët ushqehen me shujtën kryesore.
    Ministri Maqedonci deklaroi se koncepti i vetëqëndrueshmërisë nënkupton kursim të parave dhe siguri në aspektin e furnizimit me ushqim të njësive ushtarake, por edhe pavarësim nga operatorët.

    Por, opozita argumentoi se ngritja e kapaciteteve për vetëqëndrueshmëri, sa i përket furnizimit me ushqim, mund ta rrezikojë FSK-në.

    Disa deputetë, madje, alarmuan se situata aktuale me ushqim është e rëndë dhe se ushtarët rrezikojnë të helmohen.

    Standardet e NATO-s

    Zëvendësministri Syla shpjegoi për REL-in se FSK-ja u përmbahet standardeve të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) sa i përket ushqimit për ushtarët, duke u kujdesur për vlerat ushqyese dhe kalorike që duhet të marrin ata përmes ushqimit.

    Dhe, sipas tij, këto vlera variojnë në bazë të gjendjes aktive të ushtarëve gjatë fazës së trajnimeve, operacioneve, ushtrimeve apo aktiviteteve ditore administrative.

    Megjithatë, ai pranoi se po punohet që të plotësohet mungesa e disa artikujve, përkatësisht pemëve dhe perimeve.

    Një ushtare amerikane shihet me një pjatë me ushqime në bazën ushtarake të NATO-s në Kabul. Fotografi e nëntorit të vitit 2013, periudhë e Festës amerikane të Falënderimeve.
    Shteti fqinj, Mali i Zi, që është pjesë e NATO-s, kujdeset për vlerat ushqyese, sipas standardeve specifike të aleancës, duke u ofruar ushtarakëve të vet tri lloje të shujtave: të lëngshme, të thata dhe të përziera.

    Në grupin e parë përfshihen ushqime të ndryshme, si: perime, mish, ushqime të konservuara, vezë të freskëta e të tjera.

    Ndërkaq, ushqimet e thata janë ato që kryesisht janë të përgatitura paraprakisht dhe ushtarët i marrin me vete në terren.

    Petrol Company hap komunitet në Viber për klientët e saj
    Nga Rubrika
    Lajme18 Tetor 2024
    Korporata Energjetike e Kosovës ka dalë me një reagim pas pamjeve që publikoi deputeti i PDK’së, Ferat Shala, i cili tha se...
    Lajme18 Tetor 2024
    Kreeejt sytë n’to!! Ky është momenti ideal për të përfituar nga SUPER ofertat. dhe për të kaluar në pakot Supreme apo Premium...
    Lajme18 Tetor 2024
    Zafir Berisha, anëtari i Kryesisë së Nismës, pretendon se ka ndodhur një shpërthim në KEK. Ai ka ironizuar me këtë ngjatje, duke...
    Të tjera
    Lajme18 Tetor 2024
    Prokuroria Themelore në Pejë, me mbështetjen e OSBE-së, do të organizojë një punëtori lidhur me “Rastet e dhunës në familje dhe trajtimin...
    Bota/Rajoni18 Tetor 2024
    Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka thënë të premten se Koreja e Jugut është shtet i huaj armiqësor, raportoi...
    Lifestyle18 Tetor 2024
    Dashi Parashikohet një ditë e mbushur me nervozizëm. Këshillohet që të reflektoni më shumë lidhur me disa problematika të cilat ju mundojnë...
    Lifestyle18 Tetor 2024
    Fletët e gjelbra janë të pasura me burim kalciumi, pra është e njohur se sa është spinaqi i rëndësishëm për shëndetin e...
    Opinione18 Tetor 2024
    Nga Hisen Berisha: Mesazhet e vazhdueshme për pasiguri në Kosovë, ndikim negativ mbi investitorët e mundshëm Hyrja dhe cenimi i territorit të...
    Bota/Rajoni18 Tetor 2024
    Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, foli për vrasjen e liderit të Hamasit, Yahya Sinwar, duke thënë se “ky është fillimi i ditës pas...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.