×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Çfarë ndodh në organizmin tuaj nëse nuk hani bukë?

    FrontOnline
    03 Maj 2022

    Kohët e fundit, shumë njerëz po ndjekin regjime ushqimore që synojnë eliminimin e karbohidrateve për një kohë të caktuar.

    Me karbohidrate e kemi fjalën me bukën, makaronat, pijet e gazuara, sheqerin e të tjerë, të cilat për shumë ekspertë janë fajtorë për shëndoshjen dhe mbipeshën.

    Përpara se të ndërmerrni një hap të tillë, lexoni në AgroWeb.org se çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani bukë.

    Më pak ujë në trup

    Në momentin që vendosni të hiqni dorë nga buka dhe kufizoni karbohidratet do të vëreni se pesha juaj do të pësojë një ndryshim të shpejtë.

    Mos u habisni. Në këtë pikë, trupi nuk shkrin depozitat dhjamore por çliron ujin e tepërt në trup.

    Konsumi i karbohidrateve shoqërohet me një akumulim të tepërt të ujit në organizëm që shkakton edhe një fryrje të madhe.

    Mungesë energjie

    Karbohidratet janë burimi kryesor i energjisë për trurin. Kur njeriu heq dorë nga karbohidratet organizmi plogështohet sepse në vend të glukozës djeg ketone për energji.

    Ky fenomen njihet si ‘gripi i karbohidrateve’ sepse simptomat janë të ngjashme.

    Njeriu përballet me tharje të gojës, lodhje, dobësi, marramendje, probleme me gjumin dhe mjegullim të trupit.

    Më pak neps

    Karbohidratet rritin nepsin dhe aktivizojnë shumë pika varësie në tru.

    Mungesa e tyre do ta përshtasë trurin me nevoja të reja.

    Në vend të ushqimeve jo të shëndetshme do të hani më shumë ushqime me fibër dhe më pak sheqer.

    Ul rrezikun ndaj sëmundjeve të zemrës dhe diabetit

    Karbohidratet e përpunuara, ku bën pjesë edhe buka, rrisin ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit të tipit 2.

    Drithërat e shëndetshme nga ana tjetër janë ato që nuk përpunohen dhe lihen në gjendjen e tyre të plotë.

    Këto drithëra ulin kolesterolin dhe ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ishemisë, mbipeshës dhe diabetit të tipit 2.

    Më pak energji

    Siç e thamë edhe më lart, karbohidratet janë burimi kryesor i energjisë në organizëm.

    Në mungesë të tyre, trupi është i plogësht dhe më pak energjik.

    Kjo mund të zgjidhet duke konsumuar drithëra të plota të cilat janë një burim i shkëlqyer i hekurit, magnezit dhe vitaminave B.

    Problemet me tretjen

    Konstipacioni është një efekt anësor i heqjes dorë nga buka dhe karbohidratet në përgjithësi.

    Sistemit tretës i duhet pak kohë të përshtatet me këtë regjim të ri, ndaj ekspertët rekomandojnë konsumin e shumë perimeve dhe frutave dhe pirjes së ujit.

    Luhatje me humorin

    Karbohidratet rrisin nivelet e serotoninës të çliruar në tru, ndaj në mungesë të tyre, njeriu është më i acaruar dhe përballet me luhatje të humorit.

    Prandaj, ekspertët sugjerojnë marrjen e suplementëve të magnezit e mineraleve të tjera të rëndësishme për trurin.

    Nga Rubrika
    Lifestyle29 Nëntor 2024
    Problemet me lëkurën mund të trajtohen nëpërmjet kurave të ndryshme farmaceutike apo kozmetike, por përpara përdorimit të tyre ekspertët rekomandojnë trajtimet natyrale....
    Lifestyle28 Nëntor 2024
    Dashi Kjo do të jetë një ditë reflektimi për të lindurit e kësaj shenje. Ndoshta nuk i keni kaluar ende disa probleme...
    Lifestyle27 Nëntor 2024
    Me ardhjen e ditëve më të ftohta, shumë njerëz po pyesin se si temperaturat e ulëta ndikojnë në shëndetin, e veçanërisht në...
    Të tjera
    Lajme30 Nëntor 2024
    Këshilli i Sigurisë së Kosovës ka thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme për të shqyrtuar situatën aktuale të sigurisë në vend, raporton FrontOnline....
    Lajme30 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, theksoi se arsyeja pse Republika e Kosovës po përballet me këto sulme është sukses i vendit tonë....
    Lajme29 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë një deklaratë pas sulmit të fundit që ndodhi në vendin e ngjarjes, ku raportohen ndërprerje...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, e ka dënuar shpërthimin e sotëm në kanalin e Ibër Lepencit në Zubin Potok. “Dënoj...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Kompania metalurgjike NewCo Ferronikeli Complex LLC ka thënë se dëmtimi i kanalit të ujit të Ibër Lepencit e rrezikon funksionimin e përgjithshëm...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka reaguar pas incidentit serioz të ndodhur sonte në Zubin Potok, duke theksuar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.