Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    Çfarë kompetenca kanë aktualisht komunat me shumicë serbe?

    FrontOnline
    2 muaj më parë

    Për dallim me komunat tjera, sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, komunave me shumicë serbe u takojnë kompetenca të zgjeruara në fushat e arsimit, shëndetësisë dhe pjesërisht të sigurisë.

    Ekspertë të qeverisjes lokale thonë se këto komuna i kanë të gjitha mekanizmat për bashkëpunim ndërkomunal, por që nga Asociacioni i Komunave të Kosovës tregojnë se katër komunat veriore të Kosovës refuzojnë të bashkëpunojnë me ta qe gati 20 vjet.

    Kompetenca shtesë për komunat me shumicë serbe është fjali që ka qarkulluar edhe para disa viteve.

    Madje, sipas Bekim Salihut nga Instituti “GAP”, sipas Ligjit për vetëqeverisje lokale, komunave me shumicë serbe iu janë dhënë kompetenca të zgjeruara në disa fusha, arsim, shëndetësi dhe pjesërisht të sigurisë.

    “Në fushën e shëndetësisë Graçanicë, Shtërpca dhe Mitrovicës e Veriut kanë të drejtë të kenë edhe spitale, përderisa komunat tjera shqiptare nuk e kanë këtë të drejtë”, ka thënë Bekim Salihu, Instituti “GAP”.

    Këto tri komuna sipas Salihut kanë më shumë kompetenca edhe në fushën e sigurisë dhe të arsimit.

    “Komuna e Graçanicës, komuna e Mitrovicës Veriore dhe komuna e Shtërpcës kanë të drejtë të propozojnë komandantin e stacionit policor. T’i propozojnë ministrisë së Punëve të Brendshme dy emra…Arsimi në këto komuna kryesisht zhvillohet nga strukturat paralele, të cilat nuk i pranojnë udhëzimet dhe ligjet e Kosovës, dhe rrjedhimisht nga kjo udhëhiqen nga plan-programet e Serbisë. Kurrikula duhet të bëhet nga ministria e Arsimit e Kosovës”, ka deklaruar Bekim Salihu, Instituti “GAP”  Fusha e sigurisë.

    Mitrovica Veriore për dallim me të tjerat ka po ashtu kompetenca për menaxhimin e shkollimit të lartë, ndërkaq bashkë me komunat tjera të gjitha paratë që vijnë nga zhdoganimi në pikat kufitare 1-31 në Bërnjak dhe Jarinjë, shkojnë në buxhetin komunal.

    Salihu thotë se këto komuna e në përgjithësi të gjitha në raport me njëra tjetrën e kanë të gjithë kornizën ligjore në dispozicion dhe nuk kanë asnjë pengesë për bashkëpunim.

    Në raport me Asociacionin e Komunave të Kosovës komunat veriore del se hezitojnë të bashkëpunojnë.

    “Komunat veriore të jem i sinqertë kanë marrë pjesë deri në vitin 2003, në aktivitet te Asociacionit të Komunave të Kosovës, por pastaj pas zhvillimeve politike në atë kohë ata patën filluar të mos marrin pjesë në aktivitete tona”, ka theksuar Sazan Ibrahimi, Drejtor Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës.

    Sazani thotë se 6 komunat tjera me shumicë serbe në jug të Kosovës marrin pjesë ne aktivitete dhe paguajnë anëtarësi, ndërkaq njëri nga anëtarët e Bordit të Asociacionit është nga komuniteti serb dhe është kryetar i Komunës së Parteshit./Dukagjini

    Filloi aplikimi për gjeneratën e 10-të të KEDS Academy për nxënës dhe studentë të rinj
    Nga Rubrika
    Lajme21 Mars 2023
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se sonte vet kryeministri Albin Kurti, e ka pranuar vet se i ka ofruar palës...
    Lajme21 Mars 2023
    Kthehet ora verore me akrepat e orës që lëvizin një orë përpara mes të shtunës 25 dhe të dielës 26 mars. I...
    Lajme21 Mars 2023
    Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e ka ndërlidhur raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit ku përmendet korrupsioni në Qeveri, me emrin e...
    Të tjera
    Lajme21 Mars 2023
    Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan i ka reaguar kryetarit të kësaj komune, Alban Hysenit, pasi ky i fundit sot...
    Lajme21 Mars 2023
    Drejtori i të ashtuquajturës zyra serbe për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i është kundërpërgjigjur deklaratës së kryeministrit të vendit,...
    Lajme21 Mars 2023
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar sot një bisedë përmbajtësore me Presidentin e Shtetit të Izraelit, Isaac Herzog si...
    Bota/Rajoni21 Mars 2023
    ekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u ka bërë thirrje vendeve anëtare të përshpejtojnë rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen, pasi shifrat...
    Bota/Rajoni21 Mars 2023
    34 mijë euro janë sekuestruar sot nga Policia Kufitare e portit të Durrësit. Bëhet me dije se gjatë një kontrolli të automjetit,...
    Lajme21 Mars 2023
    Gjeneral Brigade, Joachim Hoppe, drejtor i ekipit këshillues dhe ndërlidhës të NATO-s (NALT) në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.