×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Çfarë ju bën të ndiheni të vetmuar dhe si ndikon kjo gjendje në mendje dhe trup?

    FrontOnline
    11 Janar 2024

    Çdo person është ndjerë të paktën në një moment të jetës së tyre i vetmuar. Ju ka munguar një person për të biseduar me të, për të shkuar në kinema…

    Të gjithë ne jemi të ndryshëm. Kur ne ballafaqohemi me vetminë nuk dimë se si të reagojmë.

    Disa njerëz kanë pagjumësi dhe fillojnë të besojnë se vetmia është fati i tyre. Trupi ynë gjithashtu reagon ndaj ndryshimeve në jetën tonë.

    Si ndryshon trupi dhe mendja kur ne ndihemi të vetmuar?

    Jeni gjithmonë të uritur

    Shumica e njerëzve hanë shumë kur kanë probleme ose kur ndihen të shqetësuar. Mundësisht hanë ushqime jo të shëndetshme, si picat ose sufllaqet. Ata nuk mund ta kontrollojnë këtë gjë dhe ndihen mirë për një periudhë të shkurtër kohe, por më pas kanë një uri më të madhe.

    Shkencëtarët zhvilluan një studim për të parë lidhjen mes hormonit të urisë dhe vetmisë. Ata gjetën se njerëzit që e konsiderojnë veten të vetmuar kanë një rritje të urisë dhe janë gjatë gjithë kohës të gatshëm për të ngrënë çdo gjë.

     

    Kaloni shumë kohë duke blerë gjëra online

    Shenjat e vetmisë nuk janë të qarta. Një studim tregoi se njerëzit që janë në këtë fazë të jetës duan të blejnë me patjetër diçka. Ata janë me të fokusuar në gjërat materiale për të mbushur boshllëkun e tyre, transmeton Telegrafi.

    Nuk keni ëndrra dhe nuk ndiheni të lumtur për të tjerët

    Vetmia afatgjatë mund të shoqërohet nga një gjendje depresive. Njerëzit thjesht nuk ndihen më të lumtur. Ata duhet të bëjnë çdo gjë për të dalë nga kjo gjendje.

    Njerëzit që e kanë kaluar këtë situatë rekomandojnë të mësoni të lumturoheni për njerëzit e tjerë, pasi kjo gjë mund t’ju gëzojë edhe juve.

    Nuk jeni asnjëherë e relaksuar

    Njerëzit që janë gjithmonë të vetmuar kanë një aftësi qesharake për të qenë jashtëzakonisht të vëmendshëm. Teoria se kur njerëzit janë vetëm janë më pak të kujdesshëm, është plotësisht e rreme.

    Kur një njeri është vetëm, ata mbështeten vetëm në vetvete. Kjo situatë krijon në trurin e tyre një skenar të keq ku vetëm gjëra negative ndodhin.

    Nga Rubrika
    Lifestyle09 Janar 2025
    Lëkura në dimër është shumë më e ndjeshme se zakonisht dhe për këtë ne duhet të shmangim disa gabime që mund ta...
    Lifestyle08 Janar 2025
    Shumë njerëz mundohen për të bërë sasinë e rekomanduar të ushtrimeve çdo javë. Por kërkimet sugjerojnë se edhe një sasi e vogël...
    Lifestyle08 Janar 2025
    Aronia, e njohur gjithashtu si “manaferrat e zezë”, është një frut i vogël dhe i fuqishëm, që ka fituar vëmendje të madhe...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se mbështetja për Lëvizjen Vetëvendosje ka rënë ndjeshëm, duke pretenduar se kjo parti nuk i kalon...
    Lajme10 Janar 2025
    Zëvendës Sekretari i Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë. Ai...
    Lajme10 Janar 2025
    I pari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, pak ditë para se ta përfundoi mandatin e tij si president i...
    Lajme09 Janar 2025
    Një veturë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë, e që fatmirësisht nuk ka të lënduar....
    Lajme09 Janar 2025
    Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka kritikuar qeverinë aktuale të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje duke e...
    Zgjedhjet 202509 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës(PDK), Ferat Shala ka njoftuar se së bashku me kandidatë tjerë për deputet dhe me...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.