Mijëra çekë e kanë kremtuar zbutjen e masave ndaj koronavirusit me një darkë në Pragë, të marten mbrëma.
Një tavolinë e gjatë, përplot me ushqime tradicionale çeke, është vënë në qendër të Pragës, shkruan AP.
Në mesin e darkuesve mbi urën historike të Pragës ishte Eva Nesverova, e cila e ka sqaruar se përse kishte ardhur, duke thënë se dëshironte ta shijonte jetën.
Nga 1 korriku, në pjesën më të madhe të Çekisë, maskat nuk do të jenë më obligative në objekte apo transportin publik.