×
  • Lajme
  • Lajme

    Caroline Ziadeh emërohet shefe e re e UNMIK-ut

    FrontOnline
    20 Nëntor 2021

    Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara António Guterres ka njoftuar për emërimin e Caroline Ziadeh nga Libani si përfaqësuese e re speciale dhe shefe e Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK).

    Ziadeh pason Zahir Tanin nga Afganistani, ndaj të cilit sekretari i Përgjithshëm tha se i është mirënjohës për përpjekjet e tij për paqe dhe stabilitet në Kosovë dhe rajon, si dhe për udhëheqjen e tij efektive të Misionit, njofton Klan Kosova.

    Shefja e re e UNMIK-ut pasi ka shërbyer që nga viti 2017 si drejtoreshë e Departamentit të Organizatave Ndërkombëtare, Konferencave dhe Shërbimeve Kulturore në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Emigrantëve të Libanit tashmë në detyrën e re vjen me një përvojë gati 30 vjeçare në diplomacinë ndërkombëtare, duke përfshirë edhe shërbimin diplomatik të Libanit.

    “Ajo ka njohuri të gjera për Kombet e Bashkuara, pasi ka udhëhequr delegacionet kombëtare në Kombet e Bashkuara për çështje si migrimi, zhvillimi i qëndrueshëm dhe puna e Ministrisë në lidhje me të drejtat e njeriut dhe agjendën e grave, paqes dhe sigurisë”, thonë Kombet e Bashkuara në njoftimin për emërimin e saj.

    Ziadeh ka një diplomë bachelor dhe master në ekonomi dhe shkenca politike nga Universiteti i Libanit në Bejrut dhe diploma në marrëdhëniet ndërkombëtare nga Universiteti Libre de Bruxelles dhe Akademia Diplomatike e Vjenës. Ajo flet rrjedhshëm arabisht, anglisht dhe frëngjisht./FrontOnline

    KEDS fillon pilot projektin për inspektimin e rrjetit elektrik me dron
    Nga Rubrika
    Lajme20 Korrik 2024
    A po i pastroni fëmijët tuaj më shpesh sesa duhet? Udhëzimet për t’i mbajtur fëmijët tuaj të pastër ndryshojnë shumë pasi rriten...
    Lajme20 Korrik 2024
    Sllavica Radovanoviq, kolonele në pension e Policisë së Serbisë, ka kritikuar publikisht ministrin e Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, për...
    Lajme20 Korrik 2024
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot ka intervistuar një person, i cili dyshohet se e ka ndihmuar Faton Hajrizin...
    Të tjera
    Lajme20 Korrik 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se trupi i Faton Hajrizit, të vrarë nga policia serbe duhet të kthehet...
    Lajme20 Korrik 2024
    Agim Musliu nga instituti “Octopus” ka shkruar për atë që ka ndodhur në Serbi përgjatë këtyre tre ditëve, ku një polic serb...
    Lajme20 Korrik 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka vizituar Festivalin Anibar që po mbahet në komunën e Pejës. Kurti qëndroi në Galerinë e Arteve...
    Lajme20 Korrik 2024
    Faton Hajrizi intervistën e fundit televizive e kishte dhënë para 10 muajve. Në të ai kishte rrëfyer se si ishte burgosur, e...
    Lajme20 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me kryeministrin e Islandës, Bjarni Benediktsson, ku tha se ishte pikërisht Islanda, vendi që i...
    Lajme20 Korrik 2024
    Disa nga të burgosurit shqiptarë në Greqi, kanë njoftuar se kanë filluar një grevë urie. Ata thonë se këtë po e bëjnë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.