×
  • Vip
  • Vip

    Capital T do të këndojë himnin e kuqezinjve në Euro 2024

    FrontOnline
    23 Maj 2024

    Kanë mbetur vetëm edhe pak ditë nga fillimi i Kampionatit Evropian të futbollit.

    Federata Shqiptare ka bërë me dije së fundmi se kombëtarja do të ketë një këngë që do t’i dedikohet asaj.

    FSHF njoftoi përmes rrjeteve sociale se ky projekt titullohet “Albania” dhe është realizuar nga këngëtari Capital T.

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by FSHF (@fshforg)

    Federata tutje thekson se projekti në fjalë përfaqëson identitetin tonë kombëtar dhe se do t’i shoqërojë kuqezinjtë përgjatë kësaj aventure.

    Në ndërkohë himni i kuqezinjve do të publikohet më datë 30 maj.

    Më poshtë ua sjellim postimin e plotë të FSHF:

    “Krenaria Kombëtare në Nota Muzikore!

    FSHF është e lumtur t’ju bëjë me dije se kënga zyrtare e Kombëtares shqiptare në finalet e Euro 2024 titullohet “Albania” dhe është realizuar në bashkëpunim me një nga artistët më të suksesshëm të muzikës shqiptare & më të pëlqyer, Capital T.

    Një këngë që përfaqëson më së miri identitetin tonë kombëtar e që do të udhëheqë kuqezinjtë tanë në çdo moment përgjatë kësaj aventure të paharrueshme në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”.

    Ky bashkëpunim unik përfaqëson fuqinë e bashkimit dhe pasionit, që na karakterizon të gjithë si shqiptarë.

    Le të festojmë së bashku këtë moment historik & të mbështesim ekipin tonë drejt suksesit! Forca Shqipëria”. /Telegrafi/

    Përfito FALAS një pushim për çift në Budva
    Nga Rubrika
    Vip16 Qershor 2024
    Këngëtarja e njohur nga Barbadosi, Rihanna, ka folur për një ndryshim të saj tejet të madh që përjetoi pasi u bë nënë....
    Vip16 Qershor 2024
    Drini Zeqo u pyet në “Këndin e së Vërtetës” në “Top Arena” për aludimet në lidhje me një lidhje të mundshme me...
    Vip16 Qershor 2024
    Massimiliano Varrese ishte pjesë e “Top Arena” ku foli për jetën e tij profesionale dhe personale. Por Erjola Doçi e pyeti për...
    Të tjera
    Lajme16 Qershor 2024
    Një limon ia ndryshoi jetën Esma Feras nga fshati Karaçevë e Poshtme e komunës së Kamenicës. Kurioziteti mbi molekulat, ADN-në, e gjenetikën,...
    Lajme16 Qershor 2024
    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka uruar festën e Kurban Bajramit. Ai ka thënë se kjo festë i sjellë ndërmend sakrificën dhe...
    Lajme16 Qershor 2024
    Presidentja Vjosa Osmani e cila po qëndron në Samitin e Paqes për Ukrainën e ka takuar dje homologun e saj malazez Jakov...
    Lajme16 Qershor 2024
    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, ka uruar gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Kurban...
    Lajme16 Qershor 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka vizituar sot Bashkësinë Islame të Kosovës, ku ka uruar besimtarët myslimanë për Kurban Bajram. Kurti...
    Lajme16 Qershor 2024
    Me padurim dhe me emocione të mëdha një numër i madh i besimtarëve myslimanë sot u zgjuan herët për të shkuar në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.