×
  • Lajme
  • Lajme

    Canaj: Vuçiqit i konvenon ta proklamojë sigurinë në Kosovë si jostabile

    FrontOnline
    05 Korrik 2024

    Ish-diplomati, Blerim Canaj në lidhje me deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se kërcënimet ndaj sigurisë së Kosovës janë në rritje ka thënë se deklarata të tilla i konvenojnë Serbisë, pasi sipas tij presidentit, Aleksandër Vuçiqit i konvenon që ta proklamojë sigurinë në Kosovë si “jostabile”.

    Në emisionin “FIVE”, Canaj ka thënë se nëse Kurti mendon që në këtë mënyrë pozicionohet më mirë në tavolinën dialoguse me Serbinë, sipas tij nuk do t’i kryejë punë.

    “Në Kosovë për sigurinë përgjegjës është KFOR-i, mund të them lirshëm maja e KFOR-it në Kosovë është KFOR-i amerikan, informatat të cilat duhet ti kenë bashkësia ndërkombëtare për sigurinë në vend, i kanë sepsei mbulojnë mjaft mmirë. Nëse Kurti mendon që në këtë mënyrë pozicionohet më mirë në tavolinën dialoguse me Serbinë, nuk do ti kryejë mirë punë. Vuciqit i konvenon që ta proklamojë sigurinë në Kosovë si jo stabile e fragjile”, ka deklaruar Canaj.

    Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se kërcënimet ndaj sigurisë së Kosovës janë në rritje, ashtu siç “është në rritje edhe demokracia e saj”.

    Në një opinion të botuar në “The New York Times”, në të cilin, ka përshkruar rolin e NATO-s dhe arritjet e saj në Kosovë, Kurti ka përshkruar sulmin terrorist në Banjskë, duke thënë se trupa paraushtarake serbe të armatosura rëndë erdhën nga Serbia.

    “Megjithatë, edhe pse demokracia e Kosovës është në rritje, kërcënimet ndaj sigurisë së saj janë gjithashtu në rritje. Në muajin shtator, trupat paraushtarake serbe, të armatosura rëndë, të cilat ne besojmë se vinin nga Serbia, zunë pozicione në Manastirin Ortodoks të Banjskës, në atë që Qeveria e SHBA-së e quajti përpjekje shumë të organizuar që përfshinte armë të sofistikuara. Forcat ushtarake serbe u mobilizuan pranë kufirit tonë, një veprim i cilësuar nga Shtetet e Bashkuara si ‘destabilizues’”, ka shkruar Kurti.

    Ai ka përmendur edhe rritjen e prezencës së trupave të NATO-s në Kosovë vitin e kaluar, nga 3770 në 4500.

    Menaxho shpenzimet dhe fito zbritje me aplikacionin e Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme08 Korrik 2024
    Ndihmës-Sekretari amerikan i Shtetit për Evropë dhe Euroazi, James O’Brien ka theksuar se në Ballkanin Perëndimor rrezik përbëjnë “betejat lokale” që kthehen...
    Lajme08 Korrik 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjes, Driton Hyseni, njëherësh kryesues i delegacionit të Kosovës në asamblenë parlamentare të...
    Lajme08 Korrik 2024
    Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves ka reaguar pas dorëheqjes së drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, Shkumbin Ahmetxheka. Në një postim...
    Të tjera
    Lajme08 Korrik 2024
    Njohësi i çështjeve të sigurisë, Bedri Elezi, për FrontOnline, e konsideron alarm serioz arratisjen e një të dënuari nga Qendra Korrektuese e...
    Lajme08 Korrik 2024
    Profesori Valon Myrtezaj ka thënë se nuk pritet që “Fronti i Ri” që është në tashmë është në krye të Francës, të...
    Vip08 Korrik 2024
    Ylli Limani, një nga këngëtarët më të njohur të momentit, duket se preferon që ditët e nxehta të verës t’i kalojë në...
    Lajme08 Korrik 2024
    Ish-Atashehu i FSK-së, Xhavit Sadrijaj, ka vlerësuar rolin që ka pasur gjithmonë NATO-ja për shtetin e Kosovës. Në një deklaratë për TV...
    Lajme08 Korrik 2024
    Deputeti Erxhan Galushi, njëherit anëtar i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, për FrontOnline thotë se nuk është diskutuar akoma çështja...
    Sport08 Korrik 2024
    BBC ka lëshuar një njoftim zyrtar në lidhje me kritikat që morën për mbishkrimin ‘Misstiano Penaldo’ gjatë transmetimit live të ndeshjes së...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.