×
  • Lajme
  • Lajme

    Canaj për çështjen e dinarit: Përfitimi politik i Kosovës është zero

    FrontOnline
    27 Shkurt 2024

    Vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e dinarit ndonëse nuk e quan të “keq”, megjithatë për ish-diplomatin Blerim Canaj, i njëjti është marrë në kohën e gabuar.

    Në emisionin “Five”, në RTV Dukagjini, Canaj ka theksuar se vendimi është i drejtë por sipas tij të njëjtat duhet të merren në kohën e duhur.

    “Deri para marrjes së këtij vendimi ka qenë problemi të cilin e ka pasur Vuçiq pas zgjedhjeve në Serbi, e kemi pasur rastin e Banjskës, a po dëgjoni më për këtë temë… një vendim i gabuar në kohën totalisht të gabuar dhe në momentin e gabuar, nuk po them se është vendim i keq por totalisht i gabuar në kohë dhe hapësirë edhe në moment po na kushton neve si shtet dhe cili është përfitimi i Kosovës, po flas për përfitim politik, përfitimi është zero…”, u shpreh Canaj.

    Ai beson se vendimi i BQK-së më shumë ka të bëjë me zhvendosjen e temës dhe në shtyrjen e disa çështjeve të tjera.

    “Është çështje e brendshme e Kosovës, kurrë nuk kemi thënë që vendimi i Qeverisë apo i BQK-së, nëse është i BQK-së, është vendim i padrejtë, absolutisht me shumë të drejtë mirëpo gjithmonë vendimet sidomos të tilla, duhet të merren në kohën e duhur dhe paraprakisht të analizohet mirë se si të merret. Vetë koha dhe periudha kur është marrë ky udhëzim administrativ më shumë ka pasur të ketë me zhvendosje të temës dhe të shtyhen disa çështje, mund të jetë taktikë e Qeverisë, ajo është punë e tyre mirëpo a është në kohën e duhur, absolutisht jo, është në kohë jo të duhur”, shtoi më tej ai.

    Pompa e derivateve me çmimet më të lira në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.