×
  • Lajme
  • Lajme

    Çakmaku, i cili kishte ofenduar Duriqin në një debat, e arsyeton sulmin brutal ndaj gazetarit

    FrontOnline
    25 Shkurt 2021

    Anëtari i partisë Fjala, Avni Çakmaku, e ka arsyetuar rrahjen brutale të gazetarit Visar Duriqi. Përmes një shkrimi në Facebook, Çakmaku thotë se duhet të shikohet nëse sulmi ndaj Duriqit është i vërtetë apo inskenim.

    Çakmaku ka shkruar se sulmi ndaj Duriqit duhet të shikohet në dy këndvështrime, pasi sipas tij, kjo nuk lidhet me punën e gazetarit.

    “Është sulmuar Visar Duriqi. Ky sulm duhet shiquar nga dy këndvështrime, i pari nëse ka të bëjë me punën e tij profesionale që jam i bindur se jo, dhe së dyti, të ndonjë inskenimi sepse ka dal mode ajo qasja e tij me ofendime dhe akuzime të pabaza”, ka shkruar ai.

    “Gazetaria hulumtuese nëse gjen dëshmi në lidhje me ndonjë afer korruptive, krim të organizuar, radikalizëm të çfardo forme, paralelisht me publikim në opinion duhet njoftuar edhe prokuroria e jo vetëm të akuzohet ndokush, të ofendohet, të etiketohet me qëllim diskreditimi apo eleminimi politik varsisht preferencave të tija personale e e gjith kjo e mveshur nën petkun e gazetaris hulumtuese”, ka shkruar Çakmaku.

    Çakmaku ka akuzuar gazetarët, pasi sipas tij, po shkaktojnë situata që e dëmtojnë imazhin e vendit.

    “Rastet vetëm sa po shtohen dhe veçanërisht ndaj disa gazetarve që i gjithë publiku Kosovar i njeh, të cilët me gjuhën e tyre ofenduese dhe akuzuese po shkaktojnë situata të cilat e dëmtojnë imazhin e kosovës duke e paraqit ate si shtet jo funksional me probleme në zbatimin e ligjit, probleme ideologjike, religjioze, ndërpartiake, ndërnacionale”, ka shkruar ai.

    Çakmaku e ka arsyetuar sulmin ndaj Duriqit, duke thënë se nuk po respektohet etika në gazetari, prandaj ka ndodhur rasti i rrahjes së tij.

    “Pra edhe në gazetari etika profesionale nuk po respektohet dhe produkt i saj është kjo çka ka ndodh sot. Për ti eleminuar këto raste duhet qasje pragmatike të gjithanshme si të krijimit të bazës ligjore, të zbatimit të saj dhe i ftoi televizionet që për shkak të rtitjës së shikueshmëris mos të ftojnë persona të cilët detyrë e kanë provokimin e jo shpalosjën e të vërtetës dhe vlerave”, ka shkruar ai në Facebook.

    Kujtojmë se Çakmaku në një përballje televizive me gazetarin Visar Duriqi, kishte shpërthyer në fjalë ofenduese ndaj tij, duke e sharë me nënë.

    Statusi i plotë i Çakmakut në Facebook, pa ndërhyrje:

    Është sulmuar Visar Duriqi.

    Ky sulmë duhet shiquar nga dy këndvështrime, i pari nëse ka të bëjë me punën e tij profesionale që jam i bindur se jo, dhe së dyti, të ndonjë inskenimi sepse ka dal mode ajo qasja e tij me ofendime dhe akuzime të pabaza.

    Gazetaria hulumtuese nëse gjen dëshmi në lidhje me ndonjë afer korruptive, krim të organizuar, radikalizëm të çfardo forme, paralelisht me publikim në opinion duhet njoftuar edhe prokuroria e jo vetëm të akuzohet ndokush, të ofendohet, të etiketohet me qëllim diskreditimi apo eleminimi politik varsisht preferencave të tija personale e e gjith kjo e mveshur nën petkun e gazetaris hulumtuese.

    Tek ne gazetaria dhe gazetari janë botë në vehte, janë jasht çdo mundësie që për akuzat, ofendimet, shpifjet e pabaza të ketë mundësi adekuate që të kërkohet përgjegjësi, prandaj ftojë organet ligjëzbatuse ta zbardhin rastin sa më shpejtë mos të lejojnë keqpërdorime dhe viktimizim dhe institucionet ligjëvënëse të krijojnë bazë adekuate ligjore që mos të ketë tendenca që populli të filloi ta zbatoi kanunin.

    Në këtë aspekt edhe shteti duhet ndërmarrë veprime adekuate që edhe përmes ligjit të rregulloi në mënyr adekuate fushveprimtarin e gazetaris dhe gazetarit e jo për shkak të zbrastirës ligjore dikush ndoshta të shtyhet të veproi edhe në kundërshtim të ligjit duke e përdorë kanunin për ta mbrojtë dinjitetin personal, profesional, familjar.

    Rastet vetëm sa po shtohen dhe veçanërisht ndaj disa gazetarve që i gjithë publiku Kosovar i njeh, të cilët me gjuhën e tyre ofenduese dhe akuzuese po shkaktojnë situata të cilat e dëmtojnë imazhin e kosovës duke e paraqit ate si shtet jo funksional me probleme në zbatimin e ligjit, probleme ideologjike, religjioze, ndërpartiake, ndërnacionale.

    Pra edhe në gazetari etika profesionale nuk po respektohet dhe produkt i saj është kjo çka ka ndodh sot. Për ti eleminuar këto raste duhet qasje pragmatike të gjithanshme si të krijimit të bazës ligjore, të zbatimit të saj dhe i ftoi televizionet që për shkak të rtitjës së shikueshmëris mos të ftojnë persona të cilët detyrë e kanë provokimin e jo shpalosjën e të vërtetës dhe vlerave.

    Comodita nis 35 kontejnerë me dyshekë për në SHBA
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjatë vizitës në Gjermani. Ai ka paralajmëruar se do...
    Lajme26 Prill 2024
    Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KODE), ka organizuar aktivitetin “Shkolla e 100-të” e lidhjes së 100 shkollave...
    Lajme26 Prill 2024
    Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi ka marrë pjesë në takimin e grupit punues për migrim, të ftuar nga...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Qëndrimin e tij në Berlin, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e përmbylli me një takim bilateral me ministren e Punëve...
    Lajme26 Prill 2024
    Sipas ish-diplomatit Blerim Canaj, Kurti nuk po besohet më nga presidentët amerikan dhe francez, Jode Biden dhe Emmanuel Macron. Shkaku i këtij...
    Lajme26 Prill 2024
    Përpos  punës dhe angazhimeve të vazhdueshme në ruajtjen e rendit publik dhe parandalimin e veprave penale, Stacioni Policor në Prizren, është duke...
    Lajme26 Prill 2024
    Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari mori pjesë në takimin virtual, të 21-tin me radhë të Grupit të...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    BE-ja tha të premten se do të jap 68 milionë euro shtesë për të ofruar ndihmën e nevojshme për palestinezët në Gaza,...
    Kronika26 Prill 2024
    Policia e Kosovës, gjegjësisht Njësia e Trafikut Rajonal në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut, ka hasur sot kundërvajtësin (shoferin)...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.