×
  • Lajme
  • Lajme

    Bytyqi, Konjufcës: Po më vjen mirë që sot je këtu, Dejona Mihali ta paska dhënë lejen

    FrontOnline
    24 Tetor 2024

    Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, sot e nisi fjalën e saj në seancën e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës duke kritikuar kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

    Ajo i tha se i vie mirë që sot është i pranishëm duke drejtuar seancën në fjalë.

    “Po më vjen mirë që sot je këtu, dhe Dejona Mihali ta paska dhanë lejen që sot me ardhë këtu”, i tha Bytyqi.

    Tutje, Konjufca ia ktheu duke i thënë: “Nuk po më njifshe, por hajt vazhdo”.

    Pas krejt kësaj, Bytyqi nuk e ndali fjalën e saj duke përmendur një mori akuzash ndaj ekzekutivit të vendit.

    “Me të vërtetë është sfidë se cili skandal të fillosh kur bëhet fjalë për këtë qeveri, sepse janë zhytur në afera dhe skandale, sidomos kur bëhet fjalë për korporatën energjetike të Kosovës. Po filloj me tenderat një burimor në KEK, ku prokurimi publik është bërë një vatër të korrupsionit pa konkurrencë të drejtë dhe aspak transparente”.

    “Këta tenderë kanë shkelur parimet bazë të qeverisjes së mirë, dhe me duar të pasura kanë favorizuara subjektet e lidhura me pushtetin. Ky është një model i degradimit të institucioneve publike në interes të grupeve të caktuara, dhe individëve kërkojnë përfitime personale në kurriz të popullit”, ka thënë Bytyqi

    Nga Rubrika
    Lajme24 Tetor 2024
    Deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu, në seancën e jashtëzakonshme ka thënë se VV kur ishte në opozitë kishte premtuar depolitizimin dhe departizimin...
    Lajme24 Tetor 2024
    Deputeti I LDK-së, Armend Zemaj ka kërkuar nga organet kompetente që të vazhdojnë hetimet e plota dhe të thelluara për skandalet në...
    Lajme24 Tetor 2024
    Profesori i çështjeve të sigurisë, Avni Islami,  përmes një postimi në Facebook, ka reaguar pas deklaratave të fundit të analistit serb, Milovan...
    Të tjera
    Lajme24 Tetor 2024
    Deputeti i PDK’së, Ferat Shala, në seancën e jashtëzakonshme për “skandalet në KEK”, ka thënë se në këtë seancë do të duhej...
    Lajme24 Tetor 2024
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar qeverinë dhe deputetët e VV-së për mospjesëmarrje në debate të thirrura nga...
    Lajme24 Tetor 2024
    Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, është shprehu i shqetësuar për siç tha ai “kaosin energjetik”. Gjatë fjalës së tij në seancën e...
    Lajme24 Tetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se që nga 23 prilli i vitit 2020, Korporata...
    Lajme24 Tetor 2024
    Nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të Muajit Ndërkombëtar të Luftës Kundër Kancerit të Gjirit, së...
    Lajme24 Tetor 2024
    Presidentja Vjosa Osmani, tha se të gjitha gratë e prekura me kancer të gjirit e kanë mbështetjen e saj pa kushte, duke...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.