×
  • Lajme
  • Lajme

    Bytyqi: Kjo qeveri ka ardhur me kontrolluar çdo institucion

    FrontOnline
    15 Tetor 2024

    Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, për Front Online  ka komentuar publikimet lidhur me komunikimet mes koordinatores së komiteteve në Vetëvendosje, Dejona Mihali, dhe ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi. Ajo theksoi se këto publikime konfirmojnë shqetësimet e përditshme për qeverinë, e cila, sipas saj, ka ardhur në pushtet me qëllime të qarta për të kontrolluar çdo institucion dhe për të vendosur njerëzit e saj në pozita kyçe.

    Këto publikime veçse e konfirmojnë atë që çdo ditë e themi që kjo Qeveri ka ardhur me ide të qarta në pushtet, me kontrolluar çdo Institucion dhe pas ndikim kudo që munden, duke i vendosur njerëzit e tyre në po ato vende dhe në këtë mënyrë më i zbatuar politikat e tyre të dëmshme për vendin’’ tha Bytyqi për Front Online.

    Ajo më tutje nënvizoi se bisedat e publikuara e vërtetojnë gjithashtu lidhjen e Martin Berishajt me skandalin energjetik. Ajo tha se tani qytetarët po fillojnë të kuptojnë se çfarë është në gjendje të bëjë ky pushtet dhe se sa larg mund të shkojnë në zbatimin e politikave të tyre të dëmshme për vendin.

    Po ashtu, u vërtetua për Martin Berishajn ajo çka është raportuar ku vetë Krasniqi e konfirmon në bisedat e publikuara, pra më në fund gjërat po fillojnë të bëhen më të qarta për qytetarët ku po kuptohet realisht se çka janë në gjendje me bë ky pushtet dhe sa larg mund të shkojnë’’, përfundoi Bytyqi.

    Maturantët e shkollës së mjekësisë “Dr. Ali Sokoli”, në ekskuzion në hotelin me pesë yje
    Nga Rubrika
    Lajme15 Tetor 2024
    Besa Gaxheri, deputete nga LDK, ka reaguar lidhur me bisedën e publikuar mes Dejona Mihalit dhe Nagip Krasniqit. Ajo ka theksuar se...
    Lajme15 Tetor 2024
    Me vendimin për hapjen e kapitujve të parë për anëtarësim në familjen evropiane, integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, nga sot filloi...
    Lajme15 Tetor 2024
    Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi i ka konfirmuar bisedat e koordinatores së komiteteve në LVV, Dejona Mihalit me ish-kryeshefin...
    Të tjera
    Lajme15 Tetor 2024
    Gjykata e Apelit ka vërtetuar dënimin me 10 vjet burgim për të miturin e parë dhe dënimin me 9 vjet burgim për...
    Bota/Rajoni15 Tetor 2024
    Shtetet e Bashkuara njoftuan zyrtarisht pak orë më parë Izraelin se kanë 30 ditë kohë për të zgjidhur krizën humanitare në Gaza,...
    Bota/Rajoni15 Tetor 2024
    Një moment historik e ka cilësuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama çeljen zyrtarisht të grupit të parë të kapitujve të negociatave me...
    Lajme15 Tetor 2024
    Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pasi janë procedura pensionet me rritje prej 20 për qind. Ai ka thënë se pensionet...
    Lajme15 Tetor 2024
    Sekretari organizativ i Rinisë Demokratike të Kosovës, Trim Syla, ka zhvilluar një aksion para objektit të Qeverisë. Ai ka mbajtur një parullë...
    Lajme15 Tetor 2024
    Dymbëdhjetë vjet më parë, Nadire Hasani nuk e imagjinonte se do të bëhej një fermere e suksesshme. “Kam dalë në treg me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.