×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Byroja e Sigurimit shqyrton mundësinë për heqjen e sigurimit kufitar me Bosnjën e Hercegovinën

    FrontOnline
    24 Maj 2021

    Byroja Kosovare e Sigurimit njofton se janë të gatshëm ta largojnë aplikimin e sigurimit kufitar me Bosnjën e Hercegovinën, përmes njohjes reciproke të çertifikatave të sigurimit të vlefshme për vendet respektive.

    Kështu u tha pas takimit të drejtorit të BKS-së, Sami Mazreku me deputeten e Kuvendit të Kosovës, Dude Balje.

    Deputetja Balja ka kërkuar që Byroja Kosovare e Sigurimit në bazë të kompetencave ligjore që ka, të shikojë mundësinë që Kosova dhe Bosnja të heqin aplikimin e sigurimit kufitar, duke zbatuar modalitetet e njohura nga sistemi i Kartonit të Gjelbër.

    “Ne sot takuam drejtorin e Byrosë Kosovare të Sigurimit. Nga i njejti kërkuam që të hiqet kjo pengesë për qarkullimin e qytetarëve të të dy vendeve. Mazreku na dha mbështetje për këtë iniciativë për të cilën vlerësoj që do të mirëpritet nga dy vendet. Kjo nismë do të ishte pozitive, pasi që edhe Qeveria ka marrë vendim që të udhëtohet me letërnjoftime”, tha ajo.

    Kurse Mazreku, ka falënderuar deputeten Balje dhe Zëvendësministrin e MZHR-së Almir Veliji për vizitën dhe shprehu gatishmërinë për të hapur një dritare të re të bashkëpunimit me Bosnjë Hercegovinën.

    “Ne mirëpritëm sot në vizitë Deputeten Balje, përkrahëm iniciativën e saj që ne si Byro të shikojmë mundësinë të heqim sigurimin kufitar me Bosnjën duke mundësuar lëvizjen përmes njohjes reciproke të certifikatave të sigurimit të të dy vendeve. Tani për tani, një proces të tillë të njohjes reciproke të sigurimeve për territoret respektive jemi duke e finalizuar me Byrone e Malit të Zi”, tha ai.

    Nga Rubrika
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Artikull i Sponsoruar09 Janar 2025
    BKT Kosova, si një nga bankat më të mëdha komerciale në tregun e Kosovës, lanson produktin e saj të ri të gjelbër...
    Të tjera
    Vip12 Janar 2025
    Influencerja Festa Qoqaj sjell vazhdimisht fotografi të bukura për ndjekësit e saj. E kësaj radhe, Festa ka vendosur që fotografitë e saj...
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka shprehur entuziazmin dhe optimizmin e tij pas tubimit të zhvilluar...
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka shprehur optimizmin dhe entuziazmin e tij pas një takimi me...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Një grup prej pesë skiatorësh u godit nga orteku mbi fshatin Trasquera në rajonin e Piemonte. Dy mbijetuan dhe u dërguan me...
    Lajme12 Janar 2025
    Rinor Qehaja, nga Instituti EdGuard, ka theksuar se licencimi i mësimdhënësve është një mundësi ideale për zhvillimin e vazhdueshëm të mësimdhënësve gjatë...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Dyshohet se një 56-vjeçar është vrarë me armë zjarri sonte pranë “Pallatit me Shigjeta” në Tiranë. Abcnews.al raporton se personi që dyshohet...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.