×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Buxhovi: Datat e rëndësishme të muajit Nëntor janë simbolikë e aspak rastësi, ishte koha e fundit për shpallje të pavarësisë së Shqipërisë

    Aulona Konjuhi
    28 Nëntor 2023

    28 Nëntori, datë historike për shqiptarët.

    Kjo ditë kremtohet në çdo vend ku ka popull që fletë gjuhën shqipe.

    Dita e Pavarësisë s’është e vetmja e rëndësishme për popullin shqiptarë, pasi në këtë ditë ndodhën shumë ngjarje të rëndësishme.

    Me 28 nëntor 1912 u shpall Pavarësia e Shqipërisë, ndërsa me 28 nëntor 1955 lindi komandanti Adem Jashari. Kjo datë po ashtu kujton edhe daljen e parë të UÇK-së në Kosovë.

    Për historinë e shtetit shqiptar në një rrëfim për Front Online ka folur historiani Jusuf Buxhovi.

    “28 Nëntori është dita më e rëndësishme në historinë e shqiptarëve”.

    Kështu e ka vlerësuar këtë datë Buxhovi.

    Ai thotë se Shqipëria u dha mundësi shqiptarëve të hynë në histori si komb.

    “Historikisht kjo datë është e shënuar. Nga historia e thjesht, shqiptari deri në vitet e 90-ta ka qenë më shumë një kundrim ideologjik, çështja e pavarësisë është bërë në rrethanat e një shteti që është përshkruar ashtu siç ka qenë nevoja. Historia e thjesht shqiptare ka filluar t’i largohet këtij diskursi por jo aq sa duhet”.

    Krijimi i mbretërisë së parë shqiptare nga Skënderbeu duhet të shkruhen gjithë, thotë Buxhovi.

    Historiani Buxhovi ka rrëfyer në detaje për historinë e shqiptarëve para se të bëhen me shtet.

    “Skënderbeu e bëri mbretërinë e parë shqiptare dhe këta ne duhet ta shënojmë, Shqipëria krijojë mundësitë që shqiptarët të hynë në histori si komb. Shqipëria u shpall si shtet por si e përgjysmuar ndërsa Kosova dhe ato pjesët kryesore ato të cilat ishin më të merituar për pavarësinë mbeten nën robërinë”, ka treguar Buxhovi.

    Muaji nëntor ka disa data të rëndësishme për shqiptarët.

    Kjo sipas historianit Jusuf Buxhovi nuk është aspak rastësi.

    Datat e rëndësishme në këtë muaj, Buxhovi thotë se janë simbolikë e këtij muaji.

    “Nuk është rastësi, muajt e nëntorit kanë paraqitur simbolikë ajo që u shpall me 28 Nëntor ishte si rezultat i këmbë-ngritjeve të vitit 1912 ku epiqendra ishe Kosova”.

    Buxhovi tregon se faktorët ndërkombëtar kanë qenë ngulmues në pavarësi e pengim të serbëve.

    Sipas tij, ky muaj ka qenë koha e fundit për shpalljen e pavarësisë.

    “Ishte koha e fundit kur shqiptarët edhe në ato rrethana duhet të shpallnin pavarësinë, faktorët e jashtëm kanë qenë shumë ngulmues që ta pengojnë atë që e krijuan pushtimet serbe, greke, bullgare . Duhej që shteti shqiptar t’i jepte diplomacisë botërore që të pranohet një Shqipëri e pavarur, kjo është që nëntori e ka simbolikën e vetë në këtë drejtim”, tregoi Buxhovi.

    Historiani Buxhovi: Nga 4 vilajetet, Kosova ishte kryesorja, Shqipëria e ndarë në katër zona pushtuese u krijua në shtet falë Evropës

    Historiani Jusuf Buxhovi në një rrëfim për Front Online ka folur për kohën e para shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, ndarjen e vilajeteve dhe ndryshimet e vendit pas pavarësisë.

    Buxhovi tregoi se janë katër vilajete me kryesoren ne krye Kosovën.

    Pas Kosovës, vjen Shkodra, Manastiri e Janina, tha historiani.

    “Në shekullin XIX u shfaqën vilajetet. Vilajeti i Kosovës në 1876 shfaqët si më i madhi, po i kemi 4 vilajete ai i Kosovës, i Shkodrës, Manastirit dhe Janinës kështu është përfshi etnia shqiptare në rrethanat e Perandorisë”, thotë Buxhovi.

    Buxhovi thotë se para shpalljes së pavarësisë, shqiptarët u gjinden me një situatë të rënd.

    Evropa e ka mbrojtë Shqipërinë, tregon Buxhovi.

    Ai tha se nga Shqipëria e ndarë në katër zona pushtuese u krijua në shtet i cili ktheu çështjen shqiptare si politike e shpirtërore.

    “Shqiptarët e sollën një situatë shumë të rëndë se as nuk mundeshin që ta mbrojnë Perandorin Osmane sado që u përfshinë njësitet rezervë në mbrojtën veçmas të vilajetit të Kosovës. Shqiptarët u gjetën për herë të parë te një copëtimin tjetër pas një robërie 5 shekullore.

    Evropa e ka mbrojtë pavarësinë e Shqipërisë, prej një Shqipërie të ndarë në katër zona pushtuese të krijohet  një shtet i cili e rikthehu çështjen shqiptare si çështje politike dhe shpirtërore. Jugosllavia e re e krijoj një fakt më ndryshe se i pranojnë shqiptarët si kombësi”, tha Buxhovi.

    Jusuf Buxhovi: 28 Nëntori dhe 17 Shkurti historikisht janë të barasvlershme dhe ashtu duhet të trajtohen

    Për historinë e shtetit shqiptar, të rinjtë e Kosovës dhe Shqipërisë janë të informuar.

    Kështu po thotë në një rrëfim për Front Online historiani Jusuf Buxhovi.

    Buxhovi thotë se rrethanat për informim kanë ndryshuar që nga shpallja e pavarësisë.

    Njohjen e historisë nga dy vendet, Buxhovi e ka vlerësuar si folklorikë e periferikë.

    Ai tregon pse i dukën kështu.

    “Jetojmë në rrethanat e tjera, 10-15 vitet e fundit kemi internetin  e mediumet arsimi dhe krejt këto i nënshtrohen këtij moderniteti por ka informim edhe në Shqipëri e Kosovë. Ky faktë i njohjes së historisë në dy vendet është shumë folklorikë dhe periferikë, sepse nuk janë dhënë komponentët më të rëndësishëm se si ka ardh deri të kjo cili është roli i Kosovës dhe i Shqipërisë, Shqiptarët  mund të bashkohen vetëm për rrethanat demokratike dhe që të ruhet integriteti i dy shteteve shqiptare. 28 nëntori dhe 17 shkurti historikisht janë të barasvlershëm dhe ashtu duhet të trajtohen”.

    Historiani Buxhovi thotë se me situatën që krijoj Serbia, gjatë vitit 53-56 u shpërngulën 2,50 mijë shqiptarë në Turqi.

    Ai duke rrëfyer tha se Serbia ka pasur ndikim gjatë Jugosllavisë.

    “Serbia kishte ndikim të madh edhe në rrethana të Jugosllavisë që shqiptarëve mos t’u lejohet forcimi i tyre etnik. Nga viti 53 deri 63 kemi shpërngulje prej 2,50 mijë shqiptarëve për Turqi në përputhje me këto elaboratet.

    Shqipëria si shtet i ushqye një vetëdije se shqiptarët duhet të bashkohen se ata kanë një histori të përbashkët ajo ishte dhe e ushqeu se lëvizjen tonë shtet formuese e cila e solli shtetin e Kosovës”, ka deklaruar Buxhovi.

    Buxhovi: Ibrahim Rugova rilindasi i fundit, e rriti Shqipërinë e ktheu në logjikë shtetërore

    Duke folur për Pavarësinë e Shqipërisë, historiani Jusuf Buxhovi ka përmendur edhe Ibrahim Rugovën.

    Ai thotë se roli i Rugovës është dashur të shihet në këtë aspekt.

    “Intelektual dhe shkrimtarët të Lidhjes së Shkrimtarëve ishin të obliguar të pranojnë fatin e historisë, ata të jenë bartës të një politike sepse ra klasa politike. Nuk kishte faktor që mund ta rikthente atë që kishte përfunduar. Në këtë aspekt duhet shihet roli i klasës politike dhe roli i Ibrahim Rugovës. Në këto që flitet më vonë e kemi një mitizim të panevojshëm të Ibrahim Rugovës, siç kemi mitizim të figurave të UCK-së, të panevojshëm”, u shpreh ai për Front Online.

    Sipas Buxhovit, ish-presidenti ka pasur synim kërkesën për barazi që ta përcaktojë drejtimin e shqiptarëve.

    “Ibrahim Rugova ka qenë i një koncepti politik që kërkesa për barazi duhet të jetë ta përcaktojë drejtimin e shqiptareve në Jugosllavinë që nuk ekzistonte më. Kërkesa ishte të jem të barabartë. Rugova ishte në atë koncept, duke i bashku të gjitha rrymat, ashtu filloi shteti paralel, deri më 1997, kur u shfaq rezistenca e armatosur, u kurorëzua me daljen e UCK-së. Luftën diplomatike e kthejë në diplomaci të luftës”.

    Roli i Ibrahim Rugovës ishte historikisht i rëndësishëm, thotë historiani Buxhovi.

    Ai tha se ish-presidenti Rugova është rilindasi i fundit, e rriti atë gjysmë Shqipërie, e ktheu në logjikë shtetërore.

    “Roli i Rugovës, ishte shumë i madh dhe historikisht i rëndësishëm. Mund të merret sepse tre pikat e LDK-së kanë qene të bazuara nga programi i rilindjes kombëtare, barazia, përkatësia për të ndihmuar, qytetërimi perëndimor, shteti paralel, por ajo që solli Kushtetuta e Kaçanikut ishin në atë frymë. Ibrahim Rugova e çojë përpara atë projekt. Ai është rilindasi i fundit, e rriti, atë gjysmë Shqipëri, ta kthejë në logjikë shtetërore.

    “Lëvizja duhet të shikohet në rrethanat në të cilat janë gjet shqiptarët pas ndryshimit të Kushtetueses më 1974, kur Kosova fitoi statusin e Njësisë Federative që ishte shkëputur nga Serbia, kulturalisht dhe politikisht, ishte avancuar, veçmas në arsim dhe kulturë, universitet. Ishte avancim i identitetit tonë kombëtar, kulturor dhe politik.

    81-ta solli realitet tjetër, vdekja e Titos e hapi kutinë e Pandorës, që do ta shkatërronte Jugosllavinë, në saje të shovinizmit serb, Serbia ishte e interesuar të rrënojë Jugosllavinë, pikërisht në Kosovë. Ashtu ndodhi më 23 mars 1989, kur u rrënua autonomia në Kosovë me tank. Jugosllavia nuk ekzistonte më pas atij akti”, theksoi Buxhovi.

    Historiani Jusuf Buxhovi tregon dallimin ndërmjet Shtetit dhe Kombit

    Shteti dhe Kombi.

    Dallimin mes këtyre të dyjave e tregon historiani Jusuf Buxhovi.

    Ai në një rrëfim për Front Online thotë se janë kategori të qarta.

    Buxhovi e tregon domethënien e tyre në detaje.

    “Ka keqkuptim dhe meskuptim. Janë kategori të qarta. Shtetet janë ato që e prodhojnë kombin, pa shtet nuk ka komb. Nga kriza lindore, shekullin e kaluar, kemi pas praktikimin e krijimit të kombeve shtet, Serbia, Mali Zi, Greqia. Shqiptarët si komb i ka kthyer shteti shqiptar, më 1912. Kosovën si komb e ka kthyer shteti i Kosovës. E qëllimshme prej dikujt, por edhe dikujt që nuk e dinë. Shqiptarët duhet trajtohen politikisht sot me dy qëndrime, janë shtetas të Kosovës, sot vlen shtetësia, natyrisht se janë shqiptarë i takojnë etnisë dhe kombit shqiptar”, ka përfunduar Buxhovi.

    Për nder të festës së 28 Nëntorit, komuna e Prishtinës ka organizuar disa aktivitete të rëndësishme.

    Petrol Company thyen rekordet me: çmimet, kualitetin dhe aktivitetet
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.