Një burrë në Ferizaj i ka shkaktuar dhunë fizike dhe psiqike bashkëshortes së tij, ku si pasojë më 3 janar ishte larguar nga shtëpia.
Policia bën të ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është dërguar në strehimore.
I dyshuari gjendet në arrati ndërkaq rasti është nën hetime.