Një person është arrestuar dje nga Policia e Kosovës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij.
Rasti ka ndodhur në Prishtinë rreth orës 02:00, njofton policia.
“Prishtinë 12.09.2022 – 02:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.