Një person është arrestuar për shkak se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 17:37, në Obiliq.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në QKMF Obiliq. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit palët të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.