Një burrë në Ferizaj ka raportuar në polici se gruaja e tij ka dalë nga banesa dhe s’di asgjë tani për vendndodhjen e saj.
Rasti po hetohet nga Policia e Kosovës.
Njoftimi i policisë:
PERSON I ZHDUKUR
· Rr. Besnik Osmani, Ferizaj 28.06.2024 – 08:20. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se bashkëshortja e tij, ka dalë nga banesa dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime./Front Online/