Një grua nga Prishtina ka raportuar në Polici se është maltretuar nga bashkëshorti i saj.
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Prishtinë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.
“Është raportuar se viktima femër kosovare është maltretuar fizikisht dhe psiqikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar”, bën të ditur njoftimi i policisë.
Rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.
“Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thekson njoftimi.