Policia e Kosovës ka njoftuar se një fqinj ka fotografuar sa herë kanë dalur nga shtëpia fëmijët dhe gruan e një komshiu tjetër.
Sipas njoftimit të policisë rasti ka ndodhur dje në Mitrovicë.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se tash e një kohë sa herë që ai del nga shtëpia e tij, fotografohet nga fqinji i tij i cili atë veprim e bën edhe ndaj gruas dhe fëmijëve të ankuesit”, njoftoj policia.
I dyshuari është arrestuar dhe i është sekuestruar telefoni dhe një bllok me shënime.
“Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nga i cili është sekuestruar një telefon celular dhe një bllok me shënime. Me udhëzim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin 24 orësh të policisë.