Mbrëmë një burrë ka raportuar se disa persona të panjohur i kanë thyer xhamin e veturës së tij e më pas i kanë vënë zjarrin.
Njësitë relevante dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë lokalizuar zjarrin.
Raporti i plotë:
ZJARRVËNIE
Leposaviq 15.10.2022-00:40. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur i kanë thyer xhamin e veturës së tij dhe pastaj i kanë vënë zjarrin. Njësitë relevante dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarje dhe e kanë lokalizuar zjarrin. Rasti në procedurë hetimore.