Një burrë në Ferizaj ka raportuar se janë deponuar disa kartëmonedha që dyshohet të jenë të falsifikuara.
Vlera e përgjithshme e tyre është 568 euro.
“FALSIFIKIM I PARASË, Ferizaj 25.04.2023 – 10:20. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se janë deponuar disa kartëmonedha që dyshohet të jenë të falsifikuara në vlerë të përgjithshme prej 568 €. Rasti nën hetime.”, thuhet në raport./Front Online