Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë nga Fushë Kosova pasi ky i fundit ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 19:35, njofton policia.
“Rr. Drenica, Fushë Kosovë 01.06.2022 – 19:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton policia.