Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, burrë dhe grua në Fushë Kosovë, pasi dyshohet që sulmuan fizikisht kunatën e tyre.
Sipas raportit të Policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari mashkull është dërguar në mbajtje, kurse e dyshuara femër është liruar në procedurë të rregullt.
“Fushë Kosovë 15.09.2022 – 20:35. Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër kosovar -e (bashkëshort mes veti) pasi të njëjtit që një kohë kishin ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare- kunatës së tyre. Me vendim të prokurorit i dyshuari mashkull dërgohet në mbajtje, kurse e dyshuara femër është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./Front Online