×
  • Opinione
  • Opinione

    Bunkerizimi Kosovës dhe autokracia populiste

    Faton Abdullahu
    03 Korrik 2023

    Sot në opozitë në vendin tonë kanë mbetur, zhvillimi i vendit, kualiteti i jetës së qytetarëve, demokratizimi, proamerikanizmi, antikorrupsioni. Në pozitë kemi një moralizim në teori pa zhvillim dhe dobi, kemi një politikë qeveritare e cila eklipson të drejtën institucionale, kemi një populizëm pa pragmatizëm dhe një patriotizëm pa shqiptarizëm.

    Bunkerët populist tash sa vite janë duke u ndërtuar në Kosovë nga mendësia e majtizmit ekstremist. Sa më e izoluar Kosova nga kjo mendësi dhe nga këto ide korruptive aq më të zëshëm bunkeristët. Për rrjedhojë Kosova po hyn na fazën ku dëmet nga ky izolim sot, mund të bëhen të pa riparueshme nesër. Numri i tyre nuk po paksohet, por arroganca po ju shumfishohet. Autokracia populiste në Kosovë është institucionalizuar. Sot në opozitë në vendin tonë kanë mbetur, zhvillimi i vendit, kualiteti i jetës së qytetarëve, demokratizimi, proa-merikanizmi, antikorrupsioni. Në pozitë kemi një moralizim në teori pa zhvillim dhe dobi, kemi një politikë qeveritare e cila eklipson të drejtën institucionale, kemi një populizëm pa pragmatizëm dhe një patriotizëm pa shqiptarizëm. Politika qevertare po i jap leksione politike e patriotike analistëve, mediave, OJQ-ve, opozitës, bile edhe gjyqtarëve e prokurorëve.  Ajo me bindje donkishotiane mendon se e moralshmja, drejtësia dhe humanizmi janë vetëm dhe vetëm në anën e saj. Prandaj politika institucionale sot është prishur me të gjithë, sepse tash sa kohë i konsideron të gjithë të prisht. Kështu i konsideron edhe SHBA-n edhe BE-në edhe NATO-në edhe Shqipërinë.

    Refuzimi i amerikanëve si patriotizëm i  institucionalizuar

    Sa më e izoluar Kosova, aq më shumë bunkeristët majtist sot trumbetojnë për suksesin. Sukses primar për ta nuk është zhvllimmi i Kosovës, por mospajtimi me SHBA-n, nuk është antikorrupcioni në Kosovë, por korrptimi i përfaqësuesve të SHBA-së sepse ata na qenkan naiv dhe të pa informuar.  Sukses nuk është vendosja e drejtësisë në Kosovë, por shquarja e padrejtësisë që po na i bëkan SHBA-ja, BE-ja dhe NATO. Thjeshtë, sot në Kosovë duhet të mos jesh me amerikanët që të jesh me institucionet e Qeverisë Kurti. Nëse je me amerikanët nuk mund të jesh edhe me Kurtin. Ja njërën ja tjetërn, dyjat bashkë sot nuk shkojnë. Kështu sot i bije që, sa më shumë je kundër SHBA-së aq më shumë je pro Kosovës.  Refuzimin për bashkëpunim e sidomos kordinim me bashkësinë ndërkombëtare, me BE-në e posaçërisht me SHBA-n e konsiderojnë refuzim patriotik. Mos kordinimin me SHBA-n e konsiderojnë parakusht për shtrirjen e sovranitetit në veri.

    Kemi hyrë në një epokë të re, por me të reja krejt regresive. Bunkeristët institucionalisht po e largojnë pro-uesternizmin nga Kosova. Prej kësaj mbyllje paranojake po ikin nga Kosova edhe shumë të rinjë e të reja që deri dje kanë pritur rend para kutijave të votimit për ta votu ndryshimin që në të vërtetë solli dështimin dhe zhgënjimin. Brenda dy viteve të fundit nga Kosova u larguan të zhgënjyer e pa shpresë 120 mijë qytetarë, shumica të rinjë. Por bunkeristët po thonë se Kosovë kurrë ska qenë më e pavarur dhe qytetarët e Kosovës kurrë nuk kanë jetuar më dinjitetshëm. Dëshmi për këtë po sjellin videon e vendosjes së flamurit të Kosovës në ndërtesën e Komunës në Leposaviq dhe flakjen për toke të atij serb. Qytetarët po zhgënjehen më shumë se që mund ta thonë. Në të vëretë ata po ikin pa thënë asgjë, sepse asgjëja që ofron kjo qeveri për ata, po i përzë të zhgënjyer nga çdo gjë që shpresuan për këtë vend.

    Shqipëria shtrigë e Kurtit

    Bunkerët populistë në Kosovë posaçërisjt janë të fortifikuar karshi Shqipërisë. Tirana zyrtare u shpall non grata në Kosovë. Për vota dje Shqipëria ishte nënë, Shqipëria u bë shtrigë për autokratin sot. Askush në Shqipëri nuk është i mirë për Prishtinën zyrtare, as demokratët as socialistët askush në asnjë variantë.  Prandaj për bunkeristët ekstrem të Prishtinës duhej një VV si zgjatje e kësaj të Kosovës të lind në Shqipëri. Ky është kusht i vetëm për tu përafëru me Shqipërinë.  VV-ja e Kosovës me një VV të Shqipërisë. Nëse kjo nuk bën, nuk bën as krejt Shqipëria. Sot populizmi me të cilën mendësi po ndërtohen bunkerët e Kurtit janë edhe më të fortë se betonat e bunkerve të enverizmit. Edhe një dëshmi se jo shqiptarizma si vlerë për përafrim me Shqipërinë, por ideologjia majtiste dhe autokracia populiste janë burim i largimit me Shqipërinë. Nëna dje u bë shtrigë sot. Vllau i madh dje me të cilin duhet të bashkohemi u bë vëlla plangprishës që bashkëpunon me Serbinë. Krejt kjo nga perspektiva e frenxhive të bunkeristit të izoluar.

    Të gjithë në opozitarizëm për të qenë opozita shpresë

    Gjithnjë e më shumë ka vlerësime e sugjerime se duhet të bëhet më shumë opozitarizëm në shumë segmente nga të gjithë. Kjo është pozitive. Është kështu sepse përveç tjerash, është meritë e opozitës, sidomos e PDK-së, pse kërkesa për të bërë opozitarizëm më të fortë, më jo konvencional, është në rritje. Është kështu sepse deri më tani, opozitarizmi ka qenë në përpjestim pragmatik me zhvillimet jo të mira të determinuara nga (mos) puna e Qeverisë Kurti. Opozita ka qenë konstruktive duke pasur parasysh edhe agresivitetin e Serbisë, edhe koordinimin me SHBA-t, edhe rezultatet e fundit, edhe dhënjën e mundësisë për të qeverisur në këtë vend, pa gaz lotsjellës, pa protesta të dhunshme, pa kërcënime. Sot në këtë raport gjërat po ndryshojnë shpejt. Dëmi i shkaktuar për Kosovën po bëhet nga brengosës dje, alarmant sot. Po hyjmë në një epokë të re në të cilën nëse duam opozitarizëm në përpjestim pragmatik me dëmin e shkaktuar nga Qeveria Kurti, apo edhe më saktë opozitarizëm për ta ndalur atë dëm, duhet të bashkërendohemi të gjithë në politikë dhe jashtë politikës. Mjaft është mjaft dhe sikundër e thotë Kryetari i PDK-së z. Krasniqi  “Situata nuk është normale dhe ne nuk mund ta simulojmë normalitetin”.

     

     

     

     

     

     

    Nga Rubrika
    Opinione09 Janar 2025
    Shkruan: Christiaan Alting Von Geusau Duket se arritja legjislative më e spikatur e Bashkimit Europian në vitin 2024 ka qenë detyrimi që...
    Opinione08 Janar 2025
    Kushtëzimi i certifikimit të Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet dhe institucionet e Kosovës me njohjen e shtetit, simboleve dhe dokumenteve të...
    Opinione07 Janar 2025
    Nga Adri Nurellari  Vendimi për të ndaluar “TikTok”-un në Shqipëri është një shfaqje e ludite e ngutshme dhe e cekët, që shmang...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Gjatë ditës së sotme pritet të emërohet drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Propozim-vendimi për emërimin e drejtorit ekzekutiv të...
    Lajme10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës pritet që gjatë ditës së sotme të mbajë mbledhjen e radhës. Sipas njoftimit mbledhja e Qeverisë pritet të nis...
    Lajme10 Janar 2025
    MCA Kosova sot mban konferencë lidhur me procedurat e parakualifikimit për dizajnimin dhe dërtimin e sistemeve të mëdha për ruajtjen e energjisë...
    Lajme10 Janar 2025
    Një veturë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e djeshme në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë. Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë...
    Lajme10 Janar 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se mbështetja për Lëvizjen Vetëvendosje ka rënë ndjeshëm, duke pretenduar se kjo parti nuk i kalon...
    Lajme10 Janar 2025
    Zëvendës Sekretari i Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë. Ai...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.