Shërbimet e inteligjencës bullgare dhe zyra e prokurorit publik kanë mbledhur të dhëna të mjaftueshme për të akuzuar diplomatët rusë për spiunazh, thotë kryeministri, Bojko Borisov.
Ai vuri në dukje se “ka disa gjëra të papranueshme në territorin e Bullgarisë” dhe se kushdo që përpiqet të përfshihet në spiunazh do të hetohet dhe dëbohet plotësisht, raporton TAS.
Dje, Ministria Bullgare e Punëve të Jashtme u dha dy diplomatëve rusë 72 orë për të lënë vendin pasi prokurorët i akuzuan ata se ishin të përfshirë në spiunazh që nga viti 2016.
Më parë, prokuroria njoftoi se diplomatët rusë po kërkonin informacion konfidencial në lidhje me planet për modernizimin e ushtrisë dhe mirëmbajtjen e pajisjeve ushtarake nga 2016.
Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë njoftoi sot se vendimi i Bullgarisë për të përjashtuar dy punonjës të departamentit ekonomik dhe tregtar të Ambasadës Ruse në Sofje, do të prishë bashkëpunimin dypalësh.
Sipas deklaratës, masat me të cilat Moska do t’i përgjigjet kësaj lëvizjeje nga Sofja do të shpallen më vonë. /Telegrafi/