-->
×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Brukseli: BE të përgatitet për një bashkëveprim të COVID-19 me gripin sezonal

    FrontOnline
    15 Korrik 2020
    Bashkimi Europian mbetet i ndjeshëm në rast të një vale të dytë të pandemisë së COVID-19 dhe duhet të përgatitet për të përballuar një bashkëveprim me gripin sezonal në vjeshtë, theksoi sot Komisioni Europian.

    “Virusi është gjithmonë mes nesh dhe po vazhdon të përhapet”, theksoi zëvendëspresidenti i institucionit, Magaritis Schinas në një konferencë shtypi.

    “Vatra gjithnjë e më të mëdha, të lokalizuara në disa shtete, janë sinjalizuar. Përgatitja është thelbësore, kryesisht para muajve të vjeshtës dhe dimrit”, theksoi komisionerja për Shëndetësinë, Stella Kyriakides.

    “Ne duhet të mbrojmë ekonomitë tona, shoqëritë tona dhe qytetarët tanë kundër një vale tjetër, si ajo që kemi përjetuar në muajt e kaluar dhe kundër bashkëveprimit të gripit sezonal me COVID-19. Unë e quaj këtë një efekt koktejl”, nënvizoi ajo.

    “Është në përgjegjësinë tonë që të jemi plotësisht të përgatitur. Nuk është momenti për të ulur gadishmërinë tonë”, shtoi ajo.

    Ajo u kërkoi 27 vendeve anëtare të BE-së një veprim të fortë dhe të përbashkët duke i siguruar për mbështetjen e Komisionit në detyrën e tyre, raporton ATSh.

    Shëndeti është një kompetencë kombëtare dhe Komisioni Europian vetëm mund të bëjë rekomandime, që Kyriakides do t’i prezantojë dhe do t’i mbështesë gjatë një takimi virtual të ministrave të Shëndetësisë të BE.

    Komunikata e prezantuar sot nga të dy komisionerët këmbëngul në veprimet e nevojshme për të përmirësuar përgatitjen dhe koordinimin. Ajo kërkon një mbështetje për pakicat dhe personat më të ndjeshëm dhe masa për të zvogëluar barrën e gripit sezonal.

    “Ne duhet të mbrojmë ekonomitë tona, shoqëritë tona dhe qytetarët tanë kundër një valë të re, si ajo që kemi përjetuar në muajt e kaluar dhe duhet të shmangim përgjithësimin e kufizimeve”, nënvizoi Margaritis Schinas.

    Komisioneri refuzoi çdo koment për situatat kombëtare.

    “Nuk është momenti për të bërë vlerësime se çfarë ka shkaur mirë dhe çfarë jo. Ne jemi në betejë, në veprim. Momenti i bilanceve do të vijë menjëherë”, konfirmoi ai.

    “Por, ne kemi nxjerrë mësime nga kjo që ka ndodhur. Fillimi i krizës nuk ishte momenti më i mirë për Europën. Shtetet anëtare kanë reaguar nën presion dhe kanë marrë masa të përqendruara në prioritetet kombëtare. Por vëzhgimi i ndërvarësisë u bë shpejt pas kësaj faze të mungesës së koordinimit. Njerëzit kanë treguar se ata presin më shumë nga Europa dhe kjo është pozitive”, nënvizoi ai.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Prill 2025
    Pas funeralit të Papa Françeskut në prani të liderëve të shumtë botërorë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u takua me kryeministren italiane Giorgia...
    Bota/Rajoni26 Prill 2025
    Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili gjendet në burg është shprehur se në 11 maj ai do të zgjidhet...
    Bota/Rajoni26 Prill 2025
    Dy grekë nga Patra dhe një shqiptar janë arrestuar për trafik dhe import droge nga jashtë, gjatë operacionit të punonjësve të policisë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni26 Prill 2025
    Të paktën 516 njerëz janë lënduar si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në qytetin port të Iranit, Bandar Abbas, të shtunën,...
    Lajme26 Prill 2025
    Në kuadër të WO-MEN Power Summit, që u mbajt në Tiranë, Enver Hoxhaj ishte pjesë e panelit diskutues ku trajtoi rolin e...
    Lajme26 Prill 2025
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në të cilën shihen Policët e Kosovës duke shqiptuar gjoba për shoferët që...
    Bota/Rajoni26 Prill 2025
    Kardinalët qëndrojnë në rreshta në funeralin e Papës. Ata janë të veshur me pelerinë të kuqe dhe një kapele në kokë. Sipas...
    Sport26 Prill 2025
    Kanë mbetur edhe pak orë pra fillimit të finales së Kupës së Mbretit ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit. Atmosfera pritet të jetë...
    Bota/Rajoni26 Prill 2025
    Me lutje, e me bekime iu dha lamtumira e fundit Papa Françeskut. E për ta përcjellë Papa Françeskun në vendin e prehjes,...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.