Britania ka shënuar më shumë se 1,000 raste të reja me COVID-19 brenda 24 orëve, për herë të parë që nga qershori.
Shifrat nga qeveria tregojnë se janë 1,062 raste të reja. Hera e fundit kur numri ishte mbi 1,000 ishte më 16 qershor.
Britania ka shënuar rritje të infektimeve që kur ka nisur hapja e masave nga koronavirusi në qershor. Qeveria ka vendosur ta shtyjë fazën e dytë të rihapjes, e cila do të bëhej që nga 1 gushti, për dy javë.
Numri i pacientëve të hospitalizuar vazhdon të bie, ashtu si edhe numri i vdekjeve në baza ditore. Tetë të vdekur u raportuan të dielën.
Statistikat zyrtare të vdekjeve nga COVID-19 në Britani tregojnë 46,574 viktima, numri më i lartë në Evropë.