Ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock pranoi sot se ka sfida në lidhje me gjetjen e testeve për coronavirus shkaku i rritjes së numrit të të infektuarve.
Ai theksoi se testimi tani duhet të kryhet në përputhje me sistemin e përparësive dhe gjithashtu la të kuptohet një racionalizim i mundshëm i testeve në të ardhmen, raporton skynews.
“E gjithë dhoma e ulët e parlamentit e di se ka sfida operacionale dhe se ne po punojmë shumë për t’i zgjidhur ato”, tha ministri.
Ai shtoi se ka një rritje të dukshme të njerëzve që duan të testohen, përfshirë edhe ata që nuk i plotësojnë kushtet.
Deklarata e Hancock vjen në një kohë kur Shërbimi Shëndetësor Kombëtar i Anglisë njoftoi se 14 persona të tjerë vdiqën në Angli, kështu që numri i përgjithshëm i vdekjeve në Angli është 29,676.