×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Britania dërgon trupa në Qipro duke parashikuar evakuime në masë nga Libani

    FrontOnline
    25 Shtator 2024

    Britania ka vendosur të dërgojë trupa në Qipro që të ndihmojë në evakuimin e shtetasve të saj të bllokuar në Liban. Kryeministri Keir Starmer bëri thirrje për zgjidhje diplomatike dhe armëpushim të menjëhershëm për të mos lejuar pëshkallëzim të mëtejshëm mes Izraelit dhe grupit militant libanez Hezbollah.

    Sulmet ajrore izraelite, shkaktuan së fudmi numrin më të madh të viktimave në Liban që nga fundi i luftës civile të viteve 1975-1990. Pas këtyre sulmeve, Kryeministri Starmer u bëri thirrje shtetasve britanikë të largohen ndërsa ka ende fluturime nga Libani.

    “Është shumë e rëndësishme që ata të dëgjojnë mesazhin tim, që është të largohen menjëherë”, u tha ai gazetarëve.

    Qeveria britanike tha në një deklaratë të martën në mbrëmje se 700 trupa do të udhëtojnë për në Qipro, duke forcuar praninë e saj në zonë. Britania tanimë ka dërguar atje dy anije të Marinës Mbretërore, avionë dhe helikopterë transporti.

    Sulmet më të mëdha ajrore izraelite në gati dy dekada kundër grupit Hezbollah, të mbështetur nga Irani, kanë rritur frikën se konflikti 11 mujor në Gazë do të zgjerohet në një luftë më të gjerë që destabilizon tërë Lindjen e Mesme.

    “Unë po u bëj thirrje të gjitha palëve që të mos e përshkallëzojnë situatën”, tha Kryeministri Starmer. “Ne kemi nevojë për një armëpushim në mënyrë që kjo situatë të mund të zgjidhet me diplomaci.” /REL

    Delegacioni nga Drake University viziton Devolli Corporation, njësinë Prince Caffe
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Shtator 2024
    Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të dërgojë 5 milionë funte në Liban për të mbështetur përpjekjet për përgjigjen e ndihmës humanitare,...
    Bota/Rajoni25 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi në Nju Jork se nuk ka zgjidhje efektive për problemet në Kosovë, derisa, sipas tij, të...
    Bota/Rajoni25 Shtator 2024
    Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy u bëri thirrje udhëheqësve botërore të mërkurën që të qëndrojnë krah vendit të tij dhe të mos...
    Të tjera
    Lajme25 Shtator 2024
    Zëvendëskryeministri i parë për integrim evropian, zhvillim dhe dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, njofton se sot ka biseduar në Europe...
    Lajme25 Shtator 2024
    Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arianit Zeka, tha se Kosova nuk është duke shënuar progres ekonomik. Ai tha se vendi...
    Lajme25 Shtator 2024
    Ish-pjesëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për qasjen të cilën e ka ndaj SHBA-ve. Ai ka treguar...
    Lajme25 Shtator 2024
    Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti zinxhiror që ka ndodhur sonte në Fushë Kosovë, rreth orës 20:30. Kështu ka...
    Lajme25 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,  ne New York është takuar me Drejtoren Menaxhuese të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva, në ambientet e...
    Lajme25 Shtator 2024
    Në gjysmën e parë të vitit 2025, sistemit të stërngarkuar të burgjeve daneze do t’i bashkohet një grup zyrtarësh të burgjeve nga...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.