Sot në Kosovë mot me temperatura të larta deri në orët e pasdites. Në shumë qytete të Kosovës, pas temperaturave të larta filluan reshje.
E si zakonisht kur ka temperatura të larta, reshjet shpesh shoqërohen me breshër.
Lexues të Gazetës Express kanë dërguar fotografi ku shihet madhësia e breshrit.
Breshër pati kryesisht në fshatrat e rrethi të Drenasit, në Kizhnarekë, Nekovc dhe Krajkovë.