×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Brenda Qendrës së Thirrjeve, çka do të ndodhë me mërgimtarët që se hapin telefonin?

    FrontOnline
    19 Janar 2021

    Këta punëtorë po vazhdojnë edhe sot t’i thërrasin mërgimtarët.

    E, arsyeja e vetme është që t’i verifikojnë pasi që të njëjtit kanë aplikuar për t’u regjistruar si votues për zgjedhjet e 14 shkurtit.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri në orën 12 të ditës së sotme në sistem janë futur gjithsejtë 14 mijë e 307 aplikacione për regjistrim.

    Prej tyre, për 13 mijë e 138 aplikacione është bërë vlerësim i zotësisë juridike. Të aprovuara janë 10 mijë e 172 aplikacione.

    Në statusin momental të refuzimit janë 2 mijë e 426 aplikacione për regjistrim, të cilët duhet të dërgojnë dokumente mbështetëse me qëllim të aprovimit, ndërsa deri sot në orën 12, gjithsejtë janë 68 mijë e-maile të pahapura.

    Kurse deri me tani janë telefonuar mbi 8 mijë votues.

    Lidhur me këtë çështje për FrontOnline ka folur edhe zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

    Elezi ka bërë të ditur se që nga 16 janari kur ka filluar verifikimi i votuesve procesi është duke shkuar mirë dhe se një gjë e tillë do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

    “Deri më tani procesi i verifikimit është duke shkuar mirë, besojmë që gjatë ditës do të kemi edhe një raport nga shërbimi votues lidhur me atë se sa qytetarë deri më tani janë kontaktuar përmes telefonit , pra sa prej tyre janë verifikuar dhe varësisht se çfarë ka qenë përgjigja e tyre apo edhe nëse nuk janë lajmëruar, pra do të kemi një raport ku do të ketë më shumë detaje sa I përket rezultatit të verifikimit të këtyre aplikuesve”, ka thënë ai.

    Ndërsa, duke folur për periudhën e aplikimit për tu regjistruar si votues jashtë Kosovës, Elezi ka thënë se kjo periudhë do të përmbyllet më 21 janar në orën 18:00.

    “Aktualisht është duke u zhvilluar periudha e aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, kjo periudhë do të përmbyllet me datë 21 janar në orën 18:00 sipas kohës lokale në Kosovë , pro edhe pas kësaj date zyrtarët tanë , pra nga Qendra e Thirrjeve do të vazhdojnë të komunikojnë të gjithë aplikuesit, pra për të verifikuar aplikimin e tyre , pra edhe pas datës 21 janar do të vazhdojmë me këto thirrje, ndërkaq të gjithë qytetarët që do të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës do të mund të fillojnë votimin përmes postës nga data 2 shkurt”, ka deklaruar ai, për FrontOnline.

    E, i pyetur se çka do të ndodhë me ata aplikues nëse edhe për të tretën herë nuk e hapin telefonin, Elezi ka pasur një përgjigje.

    “Këta aplikues do të kontaktohen gjatë orarit të rregullt të punës të kohës lokale në Kosovë , nëse nuk do të kemi përgjigje gjatë kësaj kohe atëherë zyrtarët tanë do të kontaktojnë me këta aplikues gjatë orarit të rregullt të punës , pas kohës lokale prej nga ka aplikuar aplikuesi dhe herën tjetër, pra edhe nëse nuk do të kemi përgjigje as në herën e dytë, në herën e tretë do të kontaktohen këta votues pas orarit të rregullt të punës sipas kohës lokale prej nga ka ardhur aplikimi”, është shprehur ai për Front Online.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka aktivizuar 25 linja telefonike përmes së cilave po kontakton aplikuesit nga jashtë , ndërsa po punon me dy orare të ndërrimit.

    Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë do të mbahen më 14 shkurt./FrontOnline/

     

    Cilësi, gatim dhe shpërblim
    Nga Rubrika
    Lajme12 Shtator 2024
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se ata që, sipas tij, shfrytëzojnë ngjarjet tragjike për përfitime politike,...
    Lajme12 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person pasi dyshohet se ka përdorur patentë shoferë të Kosovës të falsifikuar. Patentë...
    Lajme12 Shtator 2024
    Kuvendi i Kosovës nuk ka pasë kuorum për të vazhduar pjesën e dytë të seancë së sotme parlamentare. Kryetari Kuvendit, Glauk Konjufca,...
    Të tjera
    Lajme12 Shtator 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se sot është takuar me ekipin e komunikimit nga Garda Kombëtare e Iowas. Në këtë...
    Sport12 Shtator 2024
    Kur erdhi në Kosovës si trajner i Pejës, askush nuk kishte mundur ta mendojë se boshnjaku Adis Beçiragiq do të linte gjurmë...
    Sport12 Shtator 2024
    Sot janë zbuluar emrat e gjyqtarëve që do ta ndajnë drejtësinë në ndeshjet e xhiros së pestë të Superligës së futbollit. Dy...
    Vip12 Shtator 2024
    Modelja e njohur, Adrola Dushi, shquhet për bukurinë e saj natyrale. Së fundmi, me përmes disa fotografie edhe njëherë ka dëshmuar se...
    Lajme12 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Serbia në luftën e fundit në Kosovë dhunimet i ka përdorur si një mjet lufte. Në...
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takua me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Serbi, Emanuele Giaufret, ku ka kërkuar që shtetet e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.