Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka arrestuar një femër në Lipjan.
Kjo, pasi që e njëjta ka braktisur fëmijën e saj.
E, dyshuara pas tretmanit mjekësor në repartin e psikiatrisë, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Lipjan 01.09.2022 – 15:40. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi e njëjta ka kryer veprën e lartcekur. Lidhur me rastin, e dyshuara pas tretmanit mjekësor në repartin e psikiatrisë, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./Front Online