×
  • Lajme
  • Lajme

    BQK dhe MASH me marrëveshje, shkollat do të mësojnë për edukim financiar

    FrontOnline
    29 Shtator 2020

    Banka Qendrore e Kosovës (BQK) dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) dhe Fondit Evropian për Evropën Juglindore në Kosovë, kanë nënshkruar marrëveshjen për përfshirjen e edukimit financiar në korrikullën shkollore

    Po ashtu është bërë edhe shpalosja e koleksionit të Librave të Edukimit Financiar për nxënësit e klasave 1-5 të arsimit fillor shkollore.

    Guvernatori BQK-së, Fehmi Mehmeti tha se përmes këtij programi synojnë të rrisë edukimin financiar te publiku.

    “Edukimi financiar është prioritet i joni. Sa më të edukuar dhe njohurive me të mëdha nga qytetarët rreth edukimit financiar qytetarët do kenë mundësi më të madhe për rregullimin e mirëqenies së tyre”.

    Ai duke folur për ekzemplarin e librave, ku tha se ato të ofrojnë njohuri bazike për fëmijët rreth edukimit financiar.

    Librat sipas tij, këto libra janë të qasshme edhe për fëmijët që kanë probleme me të pamurit. Ai tha se librat do të shpërndahen në mënyrë fizike.

    Ministri i Arsimit dhe Shekncës, Ramë Likaj, u shpreh se librat janë të përgatitura për moshën adekuate të fëmijëve. Likaj tha se librat do të shpërndahen për nxënësit falas, raporton EO.

    Ai shprehu bindjen se edukimi financiar do të jetë së shpejti pjesë e korrikulës se arsimit në Kosovë.

    Përfaqësuesi i Fondit Evropian për Evropën Juglindore Christoph Tiskenes, tha se është i lumtur që u nënshkrua kjo marrëveshjen si dhe vlerësoi gatishmërinë e ministrisë së Arsimit.

    “Kjo tregon vlerën që Ministria i kushton edukimit financiar si mjet themelor për sukses në të ardhmen”.

    “EFSE qëndron se bashku me partneret si BQK dhe MASh për të bëre ndryshim pozitiv për sipërmarrësit e sotëm dhe për brezin e ardhshëm të qytetarëve”.

    Nga Rubrika
    Lajme02 Qershor 2025
    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, nuk po harron bëjë “lojë me shifra”, për sa i përket pagës mesatare në Kosovë,...
    Lajme02 Qershor 2025
    Ish-diplomati Edon Cana sonte në “Edicionin Special” në Klan Kosova foli në lidhje me atë se a ka legjitimitet Besnik Bislimi të...
    Lajme02 Qershor 2025
    Për vite të tëra u tentua t’i gjendet lokacioni. Më në fund u gjet. Për vite të tëra u bë zhurmë, por...
    Të tjera
    Lajme02 Qershor 2025
    Të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Gjatë orëve të pasditës, në zonat malore, kryesisht në jug...
    Lajme02 Qershor 2025
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se bashkë me Partinë Demokratike të Kosovës ishin pajtuar dhe kishin mbledhur...
    Bota/Rajoni02 Qershor 2025
    Janë publikuar pamjet e ngjarjes së ndodhur paraditen e së dielës kur dy turistë anglezë u aksidentuan me Jet Ski. Siç duket...
    Lajme02 Qershor 2025
    Organizata Handikos ka kërkuar veprim urgjent nga SHSKUK-ja dhe Ministria e Shëndetësisë për procesin e shpërndarjes së pajisjeve ndihmëse për personat me...
    Bota/Rajoni02 Qershor 2025
    Të dhënat statistikore të Organizatës Botërore të Shëndetësisë tregojnë se RMV ka një shkallë të lartë të duhanpirjes, përkatësisht mbi 46 për...
    Lajme02 Qershor 2025
    Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, duke cituar Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK), tha se paga mesatare...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.