×
  • Lajme
  • Lajme

    BPV-ja në Kosovë shënon rënie për 9.28 për qind

    FrontOnline
    30 Shtator 2020

    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat e Bruto Produktit Vendor për tremujorin e dytë (TM2) 2020, sipas aktiviteteve ekonomike dhe me qasjen e shpenzimeve, me çmime aktuale dhe konstante.

    Sipas një komunikate për media të lëshuar nga ASK-ja, thuhet se BPV-ja në TM2 2020 ka shënuar rënie për (-9.28%), krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM2 2019).

    “Aktivitetet ekonomike që shënuan rënie në këtë tremujor janë: ndërtimi (-47.08%); tregtia, transporti, akomodimi dhe shërbimi ushqimor (-24.4%); aktivitetet profesionale dhe administrative (-16.39%); aktivitetet financiare dhe të sigurimit (-6.71%); si dhe bujqësia, pyjet dhe peshkimi (-1.74%)”, thuhet në komunikatë.

    Ndërkaq, sipas ASK-së rritje reale në këtë tremujor kishin aktivitetet ekonomike, si: industria nxjerrëse, përpunuese, energjia elektrike, dhe furnizimi me ujë (19.8%); informacioni dhe komunikacioni (29.6%); aktivitetet pasurive të paluajtshme (4.29%); artet, argëtimi dhe çlodhja, dhe aktivitetet e tjera shërbimi (4.64%); si dhe administrimi publik, arsimi dhe shëndetësia (4.73%).

    Komponentët e BPV-së sipas metodës së shpenzimeve që kishin rënie janë: formimi i bruto kapitalit (-41.09%); eksporti i shërbimeve (-62.93%); dhe importi i mallrave dhe shërbimeve (-19.77%).

    Ndërkohë, që kishte rritje te: eksporti i mallrave (12.18%); shpenzimet e konsumit final të ekonomive shtëpiake dhe IJPSHESH (3.47%); dhe shpenzimet e konsumit final të Qeverisë (8.58%).

    Nga Rubrika
    Lajme08 Maj 2025
    Me rritjen e temperaturave në mbarë Kosovën, gjarpërinjtë bëhen më aktivë – veçanërisht në zonat rurale, fusha, pyje, madje edhe afër shtëpive....
    Lajme08 Maj 2025
    Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Varshavë ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta pas tragjedisë së ndodhur në Universitetin e...
    Lajme08 Maj 2025
    Analisti politik Arbnor Sadiku për FrontOnline ka deklaruar se zgjedhjet nuk janë zgjidhje e mundshme në situatën aktuale politike në Kosovë, duke...
    Të tjera
    Lajme08 Maj 2025
    Sot do të mbahet në Shtëpinë e Evropës një ceremoni e organizuar nga Ambasada e Gjermanisë dhe Zyra e BE-së në Kosovë,...
    Bota/Rajoni08 Maj 2025
    Gjatë konklavës së vitin 2013, kur u zgjodh Papa Françesku, shumëkush u impresionua nga ngjyra e errët e tymit që dilte nga...
    Lajme08 Maj 2025
    Ngërçi institucional në Kosovë po vazhdon, pasi edhe seanca e fundit për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit edhe në herën e dymbëdhjetë...
    Lajme08 Maj 2025
    Sot mbi Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vende-vende mund...
    Bota/Rajoni07 Maj 2025
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është viktimizuar pasi shkoi në Moskë duke thënë se pret pasoja për shkak të pjesëmarrjes së tij...
    Lajme07 Maj 2025
    Të enjten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku mund të ketë reshje të izoluara shiu në zona të caktuara,...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.