×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Bota ngadalë po i kthehet normalitetit

    FrontOnline
    05 Maj 2020

    Në botë nga coronavirusi kanë humbur jetën më shumë se 250 mijë persona, por bota ngadalë dhe me kujdes të shtuar po i kthehet aktiviteteve të zakonshme.

    Të paktën 12 vende siç raporton New York Times, përfshirë edhe Gjermaninë, Italinë dhe Spanjën, kanë filluar ngadalë të zbusin masat e sigurisë që ishin vënë për ta luftuar coronavirusin.

    Në Gjermani një pjesë e fëmijëve i janë rikthyer bankave shkollore. Në këtë vend janë raportuar 163.100 të infektuar me COVID-19, kurse 6.692 tjerë kanë humbur jetën. Atje janë hapur edhe kopshtet zoologjike dhe sallonet e ondulimit, që ishin mbyllur kah mesi i muajit mars.

    Spanja gradualisht po i rikthehet normalitetit, kështu që fillimisht në këtë vend janë hapur dyqanet e vogla dhe sallonet e ondulimeve, kurse Franca po bëhet gati për zbutjen e masave kufizuese më 11 maj.

    Shumë qeveri në Evropë kanë zbutur masat, por vazhdimisht duke paralajmëruar se nëse diçka shkon keq duhet të rikthejnë karantinimin, për shkak të një vale të dytë të epidemisë së coronavirusit.

    “Sa personave sot ua kam prerë flokët aq herë e kam dezinfektuar lokalin”, ka deklaruar një frizer në Barcelonë i cili ka rihapur dyert e sallonit të tij.

    Pas 42 ditëve, grekët munden t’i rikthehen normalitetet, derisa sallonet e ondulimeve, libraritë dhe dyqanet e vogla janë hapur. E në anën tjetër, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se qytetarët “mund të dalin sa të duan dhe kur të duan”.

    Nga coronavirusi deri më tani kanë humbur jetën 250 mijë qytetarë nga vende të ndryshme të botës. Ndërkaq numri i të infektuarve në botë ka shkuar në 3.646.225, e 1.200.203 tjerë janë shëruar sipas të dhënave të ueb-faqes Worldometers.

    Në SHBA kanë humbur jetën brenda 24 orëve 1.015 persona, që është numri më i vogël në 30 ditët e fundit. E për dallim nga SHBA-të, në Brazil për 24 orë janë regjistruar më shumë se 4 mijë raste të reja dhe 263 të vdekur.

    Numri i personave të prekur me COVID-19 në Meksikë, ka shkuar në afro 25 mijë, kurse 2.271 kanë humbur jetën. Presidenti sirian Bashar al-Assad, kas paralajmëruar se vendi i tij do të mund të ballafaqohej me “katastrofën e vërtetë” nëse numri i rasteve rritet dhe tejkalon kapacitetet e sistemit shëndetësor.

    Në Iran janë regjistruar afro 98 mijë raste me coronavirus dhe mbi 6 mijë tjerë të vdekur. E Kina nuk raporton as edhe një rast të ri me COVID-19 si por as edhe të vdekur. Në Zelandën e Re për herë të dytë me radhë nuk është regjistruar asnjë rast i ri.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.