Thënë figurativisht, në Mal të Zi ka ndodhur tërmet politik, shkruan portali i Sarajevës Klix.ba, transmeton Koha.net.
Rezultatet përfundimtare parlamentare tregojnë se “dy partitë proserbe” të mbështetura nga partia qytetare URA (Aksioni i Bashkuar Reformator), që drejtohet nga shqiptari Dritan Abazoviqi, janë më afër formimit të qeverisë.
Numri i mandateve të fituara ndërmjet pushtetit e opozitës tregon se “një dorë” do të vendosë, thekson portali.
Portali rikujton se Abazoviqi është një politikan i ri (1985), i cili i ka kryer studimet e politikologjisë në Sarajevë, ndërsa tani ka një përvojë politike në Mal të Zi.
Portali citon Abazoviqin të ketë thënë në një miting parazgjedhor: Nuk na interesojnë përqindjet, Mali i Zi do të ketë qeveri ekspertësh, pa politikanë, me ekspertë të shumicës në Mal të Zi, që është e etshme për ndryshime”.
Klix citon pohime, sipas të cilave nuk përjashtohet opsioni që qeverinë ta formojë DPS-i i Gjukanoviqit.