×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Borxhi i jashtëm i vendeve të Ballkanit Perëndimor – Kosova qëndron më së miri

    FrontOnline
    03 Dhjetor 2022

    Borxhi i jashtëm publik vazhdon të rritet ndjeshëm në vendet e Ballkanit Perëndimor. Por, Kosova qëndron më së miri në krahasim me vendet e rajonit.

    Të dhënat për këtë vit tregojnë rritje të mëtutjeshme të obligimeve ndaj kreditorëve të jashtëm. Borxhi i jashtëm është pjesa e borxhit të një shteti i marrë hua nga huadhënës të huaj, përfshirë banka komerciale, qeveri ose institucione financiare ndërkombëtare.

    TRT Balkan analizoi borxhin e jashtëm të shteteve nga Ballkani Perëndimor për vitin 2022, duke u bazuar në shifrat zyrtare të institucioneve vendore, Bankave Qendrore dhe Ministrive të Financave.

    Nga të gjitha shtetet e rajonit, Kosova ka borxhin më të ulët të jashtëm, sipas të dhënave nga Ministria e Financave e Kosovës. Me 580 milionë euro detyrime të jashtme, Kosova është e vetmja që nuk kalon as 1 miliardë euro borxhe të jashtme në rajon, ndërsa ky borxh përbën rreth 6.87 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (GJDP).

    Nga i gjithë rajoni, situata më kritike duket në Malin e Zi dhe në Maqedoninë e Veriut, sa i përket nivelit të borxhit të jashtëm në raport me Prodhimin Bruto Vendor. Borxhi i jashtëm i Malit të Zi është 68.4 për qind, sipas të dhënave zyrtare nga Podgorica, duke e kaluar nivelin prej 60 për qind që është një nivel kritik sipas standardeve ndërkombëtare, transmeton Telegrafi.

    Maqedonia e Veriut, nga ana tjetër, i afrohet shumë këtij niveli, me borxhin e jashtëm që arrin 58.3 për qind të GJDP-së.

    Bosnjë e Hercegovina gjithashtu ka nivel mjaft të ulët të borxhit të jashtëm, me rreth 22.2 për qind nga GJDP-ja e tyre.

    Shqipëria ka borxh të jashtëm shtetëror që arrin 34.1 për qind të GJDP-së, ndërsa borxhi i jashtëm i Serbisë shkon mbi 20 miliardë euro, që është 34.5 për qind e GJDP-së së saj.

    Borxhi i përgjithshëm i shteteve të Ballkanit Perëndimor është shumë më i lartë se kaq, nëse përfshihen detyrimet edhe ndaj kreditorëve të brendshëm. Për shembull, borxhi i përgjithshëm i Malit të Zi, si vend me më shumë borxhe në rajon, arrin 75 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

    Borxhi i Serbisë dhe ai i Shqipërisë janë gjithashtu dyfish më të larta, nëse llogariten në total.

    Ndërsa borxhi i Kosovës trefishohet dhe arrin nivelin prej 20.48 për qind të GJDP-së nëse përfshihet borxhi i brendshëm. Megjithatë, edhe me këto parametra Kosova mbetet me borxhin më të ulët publik në rajon.

    Nga Rubrika
    Ekonomi14 Janar 2025
    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka njoftuar se çmimet e konsumit u rritën në 1,1% vjetore dhe 0,7% mujore. “Indeksi i...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Të tjera
    Lajme14 Janar 2025
    Një grua nga Peja ka raportuar një vjedhje të rëndë që ka ndodhur të mërkuren e javës së kaluar. Sipas policisë, ajo...
    Lajme14 Janar 2025
    Policia e Kosovës, përmes raportit të saj 24-orësh ka njoftuar se gjatë kësaj kohe kanë ndodhur 20 aksidente me të lënduar, dhe...
    Lajme14 Janar 2025
    Të hënën në Prishtinë janë arrestuar katër persona që dyshohet të jenë përfshirë në një përleshje me thika. “Është raportuar se pas...
    Sport14 Janar 2025
    Granit Xhaka u zgjodh mbrëmë futbollisti më i mirë i vitit në Zvicër, për herë të tretë radhazi. Ylli kosovar e fitoi...
    Lajme14 Janar 2025
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, të martën ka filluar dëshminë dëshmitari i 112-të i Zyrës së Prokurorit të...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Në muajt e parë të qeverisjes, pagat në sektorin publik do të rriten për 50%. Kjo rritje garanton paga të dinjitetshme për...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.