Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, shpreson që të bëhet një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit.
Në fjalimin e tij në Këshillin për Marrëdhënie me Jashtë në BE, Borrell, ka folur edhe për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit. Ai i ka raportuar ministrave të jashtëm të BE-së.
“Është me rëndësi të ceki se dialogu ka filluar. Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak ka bërë një punë të mirë. Ne po ulemi së bashku. Do të takohemi sërish të enjten dhe shpresoj të jetë një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënies mes Prishtinës dhe Beogradit”, ka deklaruar Josep Borrell gjatë takimit të Këshillit për Punë të Jashtme.