×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Borrell me shpresa se Kurti e Vuçiq më në fund do të lëvizin me zbatimin e marrëveshjes

    FrontOnline
    26 Qershor 2024

    Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, në deklarimin e tij për media para se të nisë takimet në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi sot në Bruksel, ka thënë se do të diskutojnë hapat konkretë që duhet të ndërmerren nga të dyja palët drejt zbatimit të marrëveshjes së dakorduar vitin e kaluar.

    “Shpresoj që sot definitivisht do të diskutojmë se si të sigurojmë dhe që më në fund të lëvizim përpara në bazat e kësaj marrëveshje. Për këtë do të diskutojmë hapat e ardhshëm. Ajo që është dakorduar duhet të zbatohet. Veprimi duhet të pasojë marrëveshjen, zbatimi është fjala kyçe dhe sot do të punojmë në hapat konkretë të ardhshëm të implementimit”, tha Borrell.

    Ai e potencoi se pas pak kohësh do të ketë emra të rinj në postet aktuale, por se qëndrimi i BE-së për këtë çështje do të mbetet i pandryshuar.

    “Do të ketë njerëz e emra të ndryshëm në postet tona, por marrëveshja, konkluzioni i Këshillit dhe pritshmëritë e BE-së nuk do të ndryshojnë, shtetet anëtare nuk do të ndryshojnë, zotimet dhe angazhimet e Kosovës dhe Serbisë nuk do të largohen”, tha ai, duke shtuar se normalizimi i Kosovës dhe Serbisë është “në zemër të angazhimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor”.

    Ai përsëriti se progresi i Kosovës dhe Serbisë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve është i lidhur me rrugën integruese të tyre.

    Në fillim, Borrell e potencoi se takimet e vitit të kaluar i ka dominuar përpjekja për gjetjen e zgjidhjeve të krizave që u krijuan.

    “Jemi takuar disa herë vitin e kaluar, në disa raste diskutimet kanë qenë intensive dhe thuajse në të gjitha takimet në shtator, në qershor, në maj ne kryesisht jemi fokusuar në menaxhimin e krizave – njëra pas tjetrës. Disa ngjarje që na kanë mbajtur shumë të zënë duke provuar të gjejmë zgjidhje për secilën krizë”, tha Borrell, derisa akuzoi palët për mungesë të angazhimit, mungesë të progresit, mungesë të zbatimit, mungesë të gatishmërisë për të gjetur konsensus./Express

    Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…
    Nga Rubrika
    Lajme23 Shtator 2024
    Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, me qëllim të ngritjes së masave të sigurisë në komunikacionin rrugor në kuadër të objektivave dhe detyrave...
    Lajme23 Shtator 2024
    Derisa Gjermania përgatitet të presë samitin e Procesit të Berlinit më 14 tetor, duke shënuar dhjetëvjetorin e platformës së lidhur me BE-në...
    Lajme23 Shtator 2024
    Ka nisur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, ku në rendin e ditës është caktimi i seancës së radhës, me pikat që kanë...
    Të tjera
    Lajme23 Shtator 2024
    Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka njoftuar se strukturat e partisë në disa nëndegë në Rahovec janë mbledhur dhe kanë diskutuar për...
    Lajme23 Shtator 2024
    Nga zyrtarët policor të rajonit të Prishtinës, gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme e aksione të ndara, janë realizuar 233 urdhëresa të gjykatës,...
    Lajme23 Shtator 2024
    Policia e Kosovës po vazhdon të arrestojë personat që mbajnë armë pa leje. Vetëm në 24 orët e fundit janë arrestuar shtatë...
    Bota/Rajoni23 Shtator 2024
    Një tërmet me magnitudë 3.4 të shkallës Rihter është regjistruar në Maqedoninë e Veriut rreth orës 2 të mëngjesit të sotëm, njoftoi...
    Lajme23 Shtator 2024
    Dioqeza e Rashkës dhe e Prizrenit ka njoftuar se manastiri i Banjskës do të mbyllet për vizitorë nga sot deri më 26...
    Lajme23 Shtator 2024
    Eksperti i  sigurisë  Drizan Shala, u deklarua  për Front Online  lidhur me postimin e Ministrit Maqedonci ku u shpreh se  kërkesat e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.